Në raportin 24-orësh thuhet se gjatë rrahjes mes personave janë përdorur edhe thika me ç’rast, një person ka pësuar lëndime trupore.
Bëhet e ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, kurse 3 prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Është raportuar një rrahje mes disa personave kosovarë ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe thika me ç’rast viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar tre prej tyre dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info.