Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinës, ka thënë se i vjen shumë mirë që sheh kaq shumë solidaritet për Ukrainën në Kosovë.
Derisa ka shtuar se do të sigurohen që përpjekjet kriminale të presidentit rus, Vladimir Putin, të dështojnë, përcjell teve1.info.
“Shpresa më e madhe për mua është kjo shprehje e solidaritetit që po e shohim edhe pas një viti të luftës kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe qëndrojmë me Ukrainën dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara ku 141 shtete ishin bërë bashkë dhe vetëm 7 ishin kundër”.
Njëherit, Rohde ka theksuar se ndihmat ushtarake e shëndetësore tregojnë se të gjitha shtetet e mbështesin Ukrainën./teve1.info/.