Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, e ka vlerësuar lëvizje të duhet vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të marrë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Ai në një postim në Twitter ku ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, i cili poashtu ka përshëndetur vendimin e Konjufcës, ka thënë se ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias do të sigurojë që ligji të jetë sipas standardëve evropiane.
“Vërtet lëvizja e duhur. Ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias të KiE-së do të sigurojë që ligji të jetë në sinkron me standardet evropiane”, ka shkruar Rohde.
Indeeed the right move. Following the recommendations of the CoE’s Venice Commission will ensure that the Law is in sync with European standards https://t.co/Z9Ogxzzy9Q
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 31, 2023
Konjufca i drejtohet Komisionit të Venecias për Projektligjin e Këshillit Prokurorial









