TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Roboti i ri që mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë!

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Roboti i ri që mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë!

Një ekip kinez ka prezantuar një robot humanoid me madhësi të plotë, i cili mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë, më i shpejtë se shumica e njerëzve.

Roboti quhet “Bolt”, në nder të legjendës së sprintit, Usain Bolt dhe është zhvilluar nga Instituti për Inovacionet Humanoide në Universitetin Zhejiang, në lindje të Kinës, në bashkëpunim me kompanitë Mirror Me dhe Kaierda nga qyteti Hangzhou.

Sipas krijuesve, ky është një hap i rëndësishëm për kontrollin e lëvizjes së robotëve, balancën dinamike dhe sistemet e fuqisë me performancë të lartë.

Në një video të publikuar në YouTube dhe platforma të tjera, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Mirror Me, Vang Hongtao, garon në tredmil me robotin e kuq “Bolt”.

Edhe pse robotit i nevojiten hapa më të shkurtër se Vangut, ai ndërmerr hapa më të shpeshtë dhe arrin të lëvizë më shpejt mbi tredmil.

Kinezët më parë kishin vendosur edhe rekordin e shpejtësisë për robotë katërkëmbësh, me modelin “Black Panther”, i cili ka arritur mbi 10 metra në sekondë.

Në gusht të kaluar në Pekin u mbajt kampionati i parë botëror për robotë humanoidë, ku modeli “Tien Kung” fitoi garën e 100 metrave me kohën 21.5 sekonda.

Sprinteri jamajkan Usain Bolt mban rekordet botërore në 100 metra dhe 200 metra, vendosur në Kampionatin Botëror të Berlinit në vitin 2009.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Ish-trajneri i Ulpianës, dënohet rëndë në Shqipëri, Tetova pezullohet deri në sezonin e ardhshëm

Ish-trajneri i Ulpianës, dënohet rëndë në Shqipëri, Tetova pezullohet deri në sezonin e ardhshëm

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Sadio Mane godet CAF-in: “Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, ka shumë korrupsion”

Sadio Mane godet CAF-in: “Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, ka shumë korrupsion”

Paraburgim për çiftin nga Lipjani për moskujdes ndaj fëmijës së tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën