TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli takohet me Albright, diskutojnë rreth implementimit të Programit Kompakt

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rizvanolli takohet me Albright, diskutojnë rreth implementimit të Programit Kompakt

Gjatë takimit, drejtoresha Albright tha se Programi Kompakt është investim domethënës për kokë banori, dhe tregon jo vetëm marrëdhënien e ngushtë mes SHBA-së dhe popullit të Kosovës, por edhe gatishmërinë e MCC-së për të punuar ngushtë me Qeverinë për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për qytetarët.

Rizvanolli ka njoftuar Albright rreth hapave që Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për t’u siguruar që projekti do të implementohet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme.

“Deri më tash Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen në Kuvend në kohë rekord, ka formuar dy grupe punuese ku janë përzgjedhur ekspertë e profesionistë, të cilët do të shtyjnë punën para, si dhe ka dedikuar vëmendjen e plotë të stafit tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë asnjë ngecje në proces”, tha ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë 34.7 milionë euro shtesë për Programin Kompakt të MCC-së në formë të bashkëfinancimit në kuadër të Marrëveshjes së Programit Kompakt të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ndërsa vlera totale e projektit shkon në 236.7 milionë dollarë.

Programi do t’i përfshijë tri projekte, e para është rezerva e energjisë me kapacitet 340MW, e dyta është zhvillimi i fuqisë punëtore, dhe e treta është projekti institucionit amerikan për zhvillim.

Këto tri projekte do të ulin nevojën për blerjen e shërbimeve rregulluese, do të ulin koston e importit të energjisë dhe do të përshpejtojnë kyçjen e burimeve të ripërtrishme në rrjet.

Sektori i energjisë ka qenë në nevojë urgjente për vite më radhë. Qeveria e Kosovës dhe MCC e kanë identifikuar mungesën e energjisë si pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova i nisi përpjekjet për të vendosur partneritet me MCC-në që prej vitit 2010, por procesi eci ngadalë nga performanca problematike e qeverive kosovare, pavarësisht përkrahjes së vazhdueshme nga Kongresi i SHBA-së.

Në fakt, procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së u udhëhoq deri vonë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila në shkurt të vitit 2015 kishte themeluar Grupin Ndërinstitucional për të arritur kualifikimin e Kosovës në MCC.

Më 20 prill 2016, Qeveria e Kosovës nxori një vendim për themelimin e Zyrës së për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, e cila tashmë do të funksiononte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

“Matrix”- 13.04.2026

“Matrix”- 13.04.2026

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën