“Ditë e femërs me marr një dhuratë ma të mirë unë e mora dënimin me burg”.
Kështu po e kujton 8 marsin e vitit 1999.
Atë ditë kur forcat Serbe e morën me dhunë ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajdar Pepaj.
E që nga ajo kohë, eshtrat e ushtarit nuk u gjetën.
Por këtë të diel, një lajm i mirë ndodhi për familjen Pepaj.
Eshtrat e dëshmorit u kthyen në vendlindje, aty ku do të pushojnë përjetësisht.
“Lajmin e kemi prit shumë mirë edhe pse me mërzi shumë të madhe mas 27 vjetëve kohë, por ishte një lajm shumë i mirë. Me ju kthy eshtrat në vend të vet afër familjes, afër fëmijëve dhe për ku e dha jeten”, shprehet ajo.
E për Merhajrijen ky moment do të mbetet i paharruar
“Një moment e them shumë dhimbshëm, ditën që është bërë dënimi i tyre me 8 mars, ditë e femrës me marr një dhurat ma të mirë, unë e mora dënimin me burg. Burgimin e tij dhe burgimin e përjetshëm temin me gjithë fëmijë. Ajo është dhurata ma e keqe. Ai kujtim kurrë nuk më heket”, rrëfen gruaja e ish-luftëtarit të UÇK-së.
Para rivarrimit të Hajdar Pepaj, u mbajtën homazhe te lapitadri në Kodralin të Deçanit.
I pari që morri fjalën qe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Edhe pas 27 vitesh kur ne po e varrosim dëshmorin Hajdar Pepaj ende kemi nevoj me qenë të bashkum. Me qenë të bashkum dhe me ja dit kimetin, me ja dit vleren lirsë për të cilën është pagu një çmim mjaft më i lart. Një çmim që është çmim gjaku dhe që është vuajtje”, tha ai.
E Rasim Selmanaj ndonëse bashkëluftëtar me Hajdarin, thotë se jo të gjitha vuajtjet e tij i kishte kuptuar.
“Shumë çka nga torturat që i kishte përjetuar Hajdar Pepaj nëpër burgjet Serbe i kam mësuar pas vrasjesë së tij. Në burgun e Mitrovicës nga miku im Xhemshat Shehu i plagosur rëndë i cili vdiç pas lirimit nga burgu si pasoj e torturave dhe plagëve”, u shpreh Selmanaj.
Ndërsa nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, u tha se Hajdari ishte një ndër emrat e të zhdukurve në listë që familjarët prisnin t’ju ktheheshin eshtrat.
“Emri i Hajdar Pepaj, këto 27 vite ishte në listen e personave të zhdukur me forc por emri i Hajdar Pepaj ashtu si të gjithë viktimave të zhdukur me forcë, nuk është vetëm një emër. Ai ishte viktimë, e një, ose një jetë e këputur dhunshëm, i vrarë e i zhdukur, nga krimi gjenocidal, nga krimi që Serbia kreu në Kosovë. I vrarë në masakrën e Dubravës, por që për 27 vjet, mbeti në dhembjen e familjes, në pritjen e gjatë për të vërtetën dhe në shpresën që një ditë do të kthehet tek të dashurit e tij”, tha Kushtrim Garaj.
Pas fjalimeve, u bë rivarrimi i ish-ushtarit, Pepaj.
Ndërsa pas ceremonisë dy fjalë për dëshmorin i tha edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
“Hajdari është në zënë, robë nga forcat serbe. Pastaj, gjatë qëndrimit në burg, trajtimit, e pra, shihet se ka përfunduar.E kjo është krim i shumëfishtë, në konventa të Gjenevës, edhe në të drejtën e luftës, e që, si një rregull, nuk mbytet gjatë mbajtjes dhe pastaj nuk fshehet, duhet fshehja e eshtrave, pra, e Serbia, këtë krim e ka fshehur, që disa gjëra, tanimë, në fund, po e dimë, në hyrjen, e fshatit të tij, që i falënderojmë të gjithë që kanë punuar”, u shpreh Haradinaj.
Hajdar Pepaj ishte ushtar i UÇK-së, që u mor dhunshëm nga forcat paramilitare serbe. Për shumë vite figuroi në Listën e Personave të Zhdukur, sot e varrosën në vendin e tij, aty ku do të pushojë përjetësisht.






