TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rita Ora reagon pas publikimit të paautorizuar të këngës kushtuar bashkëshortit

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Rita Ora reagon pas publikimit të paautorizuar të këngës kushtuar bashkëshortit

Rita Ora ka thyer heshtjen pasi një këngë intime, e dedikuar bashkëshortit të saj Taika Waititi, ka qarkulluar papritur në internet pa asnjë paralajmërim.

Bëhet fjalë për “Tokyo Karaoke”, një këngë personale që ka ngjallur menjëherë reagime të forta mes fansave.

Artistja 35-vjeçare kishte lënë të kuptohej vetëm pak javë më parë se albumi i saj i katërt pritet të publikohet gjatë këtij viti, duke ndarë në rrjete sociale një shënim të shkruar me dorë me fjalët “album 4”, të shoqëruar me mesazhin optimist: “2026 do të jetë një vit i mirë”.

“Tokyo Karaoke” përmban vargje të frymëzuara nga udhëtimi i Ritës në Japoni, vendi ku lindi edhe historia e dashurisë mes saj dhe regjisorit 50-vjeçar.

Sipas mediave britanike, kënga ishte menduar fillimisht për albumin e saj të tretë “You & I”, por përfundimisht nuk u përfshi në versionin final.

Teksti i këngës flet hapur për pasiguri personale, dashuri të thellë dhe mbështetje emocionale, elemente që fansat i kanë cilësuar si ndër më të sinqertat në karrierën e saj.

Disa nga vargjet kanë tërhequr vëmendje të veçantë në rrjet, duke u shpërndarë gjerësisht.

Reagimi i Ritës erdhi përmes Instagramit, ku ajo publikoi një ‘screenshot’ nga një faqe fansash që kishte shpërndarë linkun e këngës.

Me një ton sportiv dhe pa polemika, këngëtarja u drejtua ndjekësve:

“Me sa duket, “publikimet pa leje” ende ekzistojnë. Fatmirësisht, kjo është një këngë që e dua shumë. Kështu që shijojeni. Faleminderit atij që e ka publikuar”

Ky episod vjen në një periudhë kur Rita Ora ka folur më hapur se kurrë për jetën e saj personale dhe familjare.

Ajo ka rrëfyer se përvoja e të qenit njerkë e vajzave të Taika Waititit ka qenë një “hapje e madhe sysh” dhe i ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën.

Pas martesës së tyre në vitin 2022, Rita u bë pjesë aktive e jetës së dy vajzave të regjisorit, 13 dhe 9 vjeçe, duke e përshkruar këtë rol si të thjeshtë, por jashtëzakonisht domethënës.

Sipas saj, rutina familjare dhe koha e kaluar së bashku i kanë dhënë një perspektivë krejt tjetër për atë që ka vërtet rëndësi.

Rita Ora dhe Taika Waititi nisën lidhjen e tyre romantike në fillim të vitit 2021, ndërsa disa muaj më vonë u shfaqën publikisht si çift.

Përpara se dashuria të merrte formë, ata kishin qenë miq të ngushtë për disa vite, një lidhje që, siç duket, sot po reflektohet edhe në muzikën e saj më personale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën