TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rita Ora përballet me një betejë ligjore prej 3.2 milionë paundë me ish-menaxheren

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Rita Ora është përfshirë në një betejë ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett, e cila po e padit këngëtaren për më shumë se 3 milionë paund.

Stennett, e cila e menaxhoi Rita Orën që prej vitit 2009 dhe luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e karrierës së saj, ka paraqitur dokumente në Gjykatën e Lartë në Londër.

Kompania e saj, FAE Ventures, pretendon se artistja i detyrohet të paktën 3.2 milionë paund.

Sipas dokumenteve gjyqësore, kompania pretendon se këngëtarja ka shkelur kushtet e kontratës duke mos deklaruar dhe paguar pjesën e dakordësuar të të ardhurave nga turnetë dhe aktivitetet televizive.

Shuma më e madhe e pretenduar, rreth 1.7 milionë paund, lidhet me atë që FAE Ventures i përshkruan si “zbritje të palejuara” për shërbime profesionale, përfshirë reklamat, kontabilitetin dhe sigurimet.

Në qendër të çështjes janë edhe të ardhurat nga “Phoenix World Tour”, turneu i Ritës që përfshiu shtatë koncerte në arena në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë një performancë në O2 Arena të Londrës.

Sipas pretendimeve të ish-menaxheres, më shumë se 1.1 milionë paund nuk janë raportuar si të ardhura nga turneu gjatë periudhës 2019–2020.

Dokumentet pretendojnë se pagesat e komisioneve për FAE Ventures nuk kanë përfshirë të gjitha të ardhurat e turneut që Rita Ora kishte marrë ose që ishin marrë në emër të saj.

Në dokumente përmendet gjithashtu se deri në 6 milionë paund të ardhura nga koncertet dyshohet se nuk janë pasqyruar në deklaratat financiare të paraqitura.

Në hetim edhe të ardhurat nga “The Masked Singer”

Edhe aktiviteti televiziv i këngëtares është pjesë e padisë. FAE Ventures pretendon se komisionet për sezonin e pestë të “The Masked Singer” janë llogaritur mbi fatura që, sipas kompanisë, “nuk pasqyronin saktë” shumën që Rita Ora kishte të drejtë të merrte sipas kontratës.

Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, kjo i ka shkaktuar kompanisë së Sarah Stennett një humbje prej afro 25 mijë paundësh.

Stennett dhe Rita Ora i dhanë fund bashkëpunimit të tyre pas shumë vitesh, ndërsa ndarja fillimisht u duk relativisht miqësore.

Tashmë, megjithatë, mosmarrëveshja ka përfunduar në gjykatë.

FAE Ventures kishte kërkuar gjithashtu të kontrollonte librat dhe dokumentacionin financiar të këngëtares për të verifikuar pretendimet.

Sipas dokumenteve, kompania e specializuar Y Royalties ka audituar deklaratat financiare të Ritës për gjashtë vite, nga korriku 2018 deri në qershor 2024.

Sipas palës paditëse, janë dorëzuar “disa, por jo të gjitha” dokumentet e kërkuara.

Rita Ora ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e saj ndaj padisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën