TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rita Ora ndez skenën e Austrisë me performancë të guximshme në koncertin “Top of the Mountain”

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Rita Ora ndez skenën e Austrisë me performancë të guximshme në koncertin “Top of the Mountain”

Rita Ora sfidoi temperaturat e ulëta me një paraqitje provokuese gjatë performancës së saj në koncertin hapës të “Top of the Mountain” në Ischgl të Austrisë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 35 vjeçe, tregoi linjat e saj mahnitëse me një jelek të shkurtër me print leopardi dhe pantallona të shkurtra prej lëkure, shkruan DailyMail.

Për t’i shtuar disa shtresa pamjes së saj të guximshme, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte veshur një pallto luksoze prej gëzofi artificial – të hapur për të zbuluar barkun e sheshtë dhe një tatuazh, të kombinuar me çorape të zeza.

Ajo e kompletoi stilin me çizme të gjata deri në gju, unaza të mëdha dhe syze të errëta, ndërsa këndoi këngën e saj të re “All Natural” si dhe hitet klasike si “Your Song”, përpara dhjetëra mijëra fansave që kishin mbushur koncertin në natyrë.

Pas eventit, Rita surprizoi fansat teksa u pa së bashku me bashkëshortin e saj mbështetës, regjisorin dhe aktorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi, në një fluturim të nga Innsbrucku – aeroporti më i afërt me Ischgl-in.

Sipas një pasagjeri, ajo dukej se po përpiqej të mos binte shumë në sy, e mbuluar me maskë dhe bandanë.

Performanca e Ritës më 29 nëntor shënoi zyrtarisht hapjen e sezonit të skive në Ischgl – vend i njohur si “Ibiza e Alpeve”, falë atmosferës së zhurmshme të apres-ski dhe jetës së natës.

Resorti është i famshëm për hotelet luksoze si Elizabeth Arthotel dhe Solaria, ndërsa në vitet e fundit është kthyer në pikë të preferuar për yjet ndërkombëtarë.

Ischgl, i cili shtrihet në zonën e gjerë të skijimit Silvretta Arena (239 kilometra pistë që kalon deri në Zvicër), ka pritur emra të mëdhenj të muzikës për më shumë se 30 vjet – nga Tina Turner, Elton John, Mariah Carey, Rihanna, Bob Dylan, Bon Jovi, Kylie Minogue e deri te Katy Perry. Në mesin e të ftuarve VIP ndër vite kanë qenë edhe Paris Hilton, Nicole Scherzinger dhe Naomi Campbell.

Në konferencën për media para performancës, Rita u shpreh e nderuar që po ngjitej në një skenë që ka pritur kaq shumë artistë legjendarë.

“E njoh historinë e këtij vendi. Ka pasur kaq shumë artistë të jashtëzakonshëm dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij rreshti ikonash. Është e veçantë të krijoj një kujtim këtu sonte”, tha Rita Ora.

E pyetur cilin artist të viteve të kaluara kishte pëlqyer më shumë, Rita u përgjigj: “Fakti që Tina Turner ka performuar këtu më emocionoi më së shumti. Ne kemi të njëjtën ditëlindje, kështu që e ndjej një lidhje me të – edhe pse nuk e kam takuar kurrë. Ajo është një nga idhujt e mi më të mëdhenj”.

Rita pranoi se ishte pak e emocionuar para performancës, duke shtuar me humor se shpresonte që publiku të kishte pirë pak, që festa të shpërthente plotësisht.

“Këngët e mia janë pozitive dhe ngritëse. Doja që publiku thjesht të argëtohej dhe të kishte një mbrëmje të paharrueshme,” tha ajo.

Ajo foli edhe për sfidat personale të viteve të fundit: “Kam kaluar shumë gjëra, si publikisht ashtu edhe privatisht. Jam rritur dhe kam mësuar. Tani ndjej se e njoh veten më mirë dhe jam mirënjohëse që ende mund të bëj muzikë, të performoj, të xhiroj filma dhe të sfidoj veten me projekte të reja”.

Rita zbuloi se albumi i saj i ri, që pritet të publikohet në vitin 2026 pas single-it “All Natural”, do të jetë krejt ndryshe nga projektet e mëparshme: “Është një album shumë i ndershëm, shumë i hapur. Kam eksperimentuar me shkrimin dhe kam punuar me njerëz të rinj. Ndjeja se kisha nevojë për ndryshim”.

Ajo tha se, pavarësisht eksperimentimit, nuk do të përdorë inteligjencën artificiale në procesin krijues: “AI është pak e frikshme. E përdor vetëm për gjëra të vogla që dua t’i mësoj – sot madje pyeta si bëhet ‘Guinness Rum Punch’. Por për artin tim, jo. E mbaj gjithçka personale”.

Në intervistë, Rita tregoi se vjen nga një familje “aventuriere dhe ëndërrimtare”, me të cilët nuk arrin të kalojë aq shumë kohë për shkak të udhëtimeve të shpeshta. Ajo zbuloi se pas koncertit kishte planifikuar të festonte ditëlindjen e saj të 26 nëntorit me një mbrëmje të qetë mes miqsh.

E pyetur nëse do të provonte skijimin gjatë qëndrimit në resort, Rita tha: “Më pëlqejnë sportet dimërore, por nuk jam rritur me to. Jam më shumë vajzë futbolli. Më pëlqen të rri anash me një rosé apo Aperol Spritz dhe të shijoj atmosferën”.

Ischgl vazhdon të jetë një nga destinacionet më të njohura të Evropës për kombinimin e pistave të skive, jetës së natës dhe eventeve madhështore – ndërsa performanca e Ritës vetëm sa e forcoi këtë reputacion. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Rihanna në pritje të fëmijës së katërt?!

Rihanna në pritje të fëmijës së katërt?!

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit vjen me akuza të rënda ndaj saj

Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit vjen me akuza të rënda ndaj saj

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Valon Berisha zyrtarizohet te LASK-u

Valon Berisha pritet ti bashkohet ekipit të madh nga Bosnjë e Hercegovina

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama i quan gënjeshtra aludimet se Shqipëria do paguajë 1mld Euro për të qenë në Bordin e Paqes

Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Gjimshiti gati për Athletic Bilbaon

Senegali e Maroku kërkojnë triumfin në Kupën e Afrikës

Senegali e Maroku kërkojnë triumfin në Kupën e Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën