TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rita Ora jep lajmin e mirë për fansat

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Rita Ora jep lajmin e mirë për fansat

Rita Ora po përgatitet për një rikthim të madh në muzikë me albumin e saj të katërt në studio dhe një turne ndërkombëtar që do të nisë në vitin 2026.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, e njohur për hitet “Anywhere” dhe “For You”, ka zbuluar se është gati të fokusohet sërish në muzikë pas disa vitesh të angazhuara në aktrim dhe projekte televizive.

“Padyshim që do të dalë një album. Jam shumë e përqendruar në këtë projekt dhe do të nis turneun – nuk kam bërë turne që nga viti 2018”, tha Rita në një intervistë për një stacion radiofonik në Melbourne.

Artistja 34-vjeçare konfirmoi se turneu do të përfshijë Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat i konsideron si “shtëpinë e saj të dytë” pas martesës me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

“Do të shkoj 100 për qind në turne në Australi, pastaj në Zelandën e Re dhe më pas do të kthehem përsëri – është si shtëpia ime e dytë”, shtoi ajo.

Krahas muzikës, Rita ka zbuluar se do të publikojë edhe një dokumentar personal që përmbledh tetë vite nga jeta dhe karriera e saj.

“E kam filmuar veten për tetë vitet e fundit dhe një ditë do të më duhet të përdor ato pamje filmike. Ka pasur momente të çmendura – dhomat e zhveshjes janë përmbytur, veshjet s’kanë mbërritur në kohë, ndonjëherë s’kam pasur as grimier”, rrëfeu ajo për “The Sun”.

Rita Ora pritet të sjellë muzikë të re dhe energji të re në skenë, duke i dhënë fund pauzës së gjatë që ka lënë pas turneut të fundit të saj në vitin 2018.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Michael Jackson “fiton” ende: miliona dollarë edhe pas vdekjes

Michael Jackson “fiton” ende: miliona dollarë edhe pas vdekjes

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Familjet mitrovicase mbi 800 mijë euro dëme nga vërshimet, akoma s’u kompensuan nga shteti

Familjet mitrovicase mbi 800 mijë euro dëme nga vërshimet, akoma s’u kompensuan nga shteti

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Deputetja britanike: Fundi i mandatit të Osmanit, moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj

Deputetja britanike: Fundi i mandatit të Osmanit, moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Pesë persona të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Tomoc të Istogut

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën