TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Riparimi i Ibër-Lepencit kushtoi 370 mijë euro, lëshohet për qarkullim

Të martën është lëshuar për qarkullim uji në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, i cili u dëmtua rëndë nëntorin e vitit të kaluar nga një sulm terrorist serb. Komplet riparimi i dëmit u vlerësua 370 mijë euro, ndërsa u tha se pas lëshimit të ujit nuk pati rrjedhje.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
8 0
A A

Riparimi i kanalit të Ibër –Lepecit kushtoi 370 mijë euro, lëshohet për qarkullim.

Përgatitjet e fundit po bëhen.

Pas pak momenteve, uji do të rikthehet edhe një herë për qarkullim, në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kjo pasi 46 ditë më parë, bandat kriminale serbe pas një sulmi terrorist, dëmtuan këtë kanal.

E momenti i pritur, erdhi në orën 10 të paradites të së martës.

Në këtë formë edhe një herë uji filloi të qarkullojë pa pengesa në këtë kanal.

38 ditë pasi uji kaloi në bypass, mëngjesin e së martës u kthye përsëri për qarkullim në kanalin kryesor të Ibër Lepencit këtu në Varragë të Zubin Potokut.

E i lumtur më këtë, u shpreh i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Kanë arritur në afatet e caktuara të lëshohet uji, edhe pse unaza e by-passit e ka bërë furnizimin e duhur me ujë edhe për ekonomitë familjare po edhe për ftohjen e turbinave në Korporatën Energjetike të Kosovës”, u shprehe ai.

E në Varragë të martën u pa edhe kryeshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka.

Ky tha se ndërtimi i kanalit përfundoi para Vitit të Ri.

Ndërsa shpjegoi se pse kishte rrjedhje të ujit para se kanali të lëshohej përsëri në përdorim.

“Ne i kemi lënë vet, ka qenë zgjidhje teknike, që uji të mos depërtoj në pjesën e rindërtuar, i kemi hapur dy zgavra që uji të rrjedh poshtë, të mos e dëmtoj betonin e sapondërtuar dhe izolimin, kjo ka qenë arsyeja pse ka pas një rrjedhje të vogël, por ajo tani është rregulluar”, tha kryeshi i Ibër –Lepencit, Faruk Mujka.

Mujka ka treguar se sa është kosto e sanimit të dëmit nga sulmi i 29 nëntorit të vitit 2024.

“Komplet edhe riparimi, por edhe kthimi në gjendjen e mëparshme ka kushtuar afër 370 mijë euro”, u shpreh Mujka.

Në fund, Mujka ka shtuar se Bypassi i hapur me 7 dhjetor të vitit të kaluar, do të mbyllet dhe do të hapet përsëri rruga për qarkullim nën kanalin e Ibër Lepencit.

Tags: Ibër-Lepenciriparimi
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën