Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Rinisë së PDK-së Donjet Bislimi, ka shkruar se “ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli”.
Ndërkohë në foto bashkë me Bislimin shihen edhe katër anëtar të Rinisë Demokratike të Kosovës./Teve1.info
Postimi i plotë në Facebook:
Liria ka Emër!
Ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli.
Emocionet ishin të mëdha, por krenaria edhe më e madhe!