TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rinia Demokratike me aksion para qeverisë, me valixhe në duar simbolizojnë ikjen e profesionistëve

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rinia Demokratike me aksion para qeverisë, me valixhe në duar simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, rinia e Partisë Demokratike të Kosovës para qeverisë ka zhvilluar një aksion simbolik.

Në këtë aksion të rinjtë janë parë me valixhe në duar për të simbolizuar ikjen e profesionistëve.

Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së thase valixhet në duar janë një simbol i fuqishëm i zgjedhjes së hidhur që shumë qytetarë sipas saj janë të detyruar të marrin rrugën e emigrimit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, bashkë me rininë e PDK-së jemi mbledhur para qeverisë, ne qëndrojmë këtu, të detyruar nga një realitet i hidhur që na nxit të shprehim shqetësimin që prek jo vetëm rininë, por çdo shtresë të shoqërisë sonë. Këtu bashkë me mua janë 7 të rinj të cilët përfaqësojnë vetëm disa nga profesionet: Policët, Zjarrfikësit, Mjekët/Infermieret, Minatorët, Mësuesit, Ndërtuesit dhe Kamarierët. Secili mban nga një valixhe në duar, një simbol i fuqishëm i zgjedhjes së hidhur që shumë qytetarë tanë janë të detyruar të marrin rrugën e emigrimit, dhe kjo flet shumë për kushtet në të cilat punojnë punëtorët tanë dhe mundësitë që shtrihen përtej kufijve tanë, dhe jo brenda. Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur premtimin e saj për krijimin e një ambienti të favorshëm për të gjithë punëtorët, pavarësisht kategorisë apo moshës së tyre. Ky dështim jo vetëm që cenon stabilitetin tonë ekonomik, por gjithashtu detyron shumë qytetare të kërkojnë një perspektivë më të mirë jashtë vendit, duke e shteruar burimin tonë më të çmuar, njerëzit tanë, rininë tonë”, tha Salihu.

Ajo poashtu ka renditur disa kërkesa për këto kategori.

Disa nga kërkesat ishin siguria në vend të punës, mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh, trajtim meritor në vendin e punës, vende të reja të punës, e të tjera.

“Sot, për të gjitha këto kategori, në vend të festës, ne kërkojmë: Siguri në çdo vend pune. Mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Trajtim i drejtë dhe meritor në vendin e punës. Kompensime adekuate të rrezikut për të gjitha profesionet me rrezikshmëri të lartë. Vende të reja të punës për rininë dhe programe aktive për t’i aftësuar e ndalur ata në Kosovë. Këto nuk janë vetëm kërkesa; Këto janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një mjedis i drejtë pune, më e pakta që meritojnë punëtorët tanë. Së bashku, ne qëndrojmë për dinjitetin e çdo punëtori në Kosovë, sepse kur punëtorët mbështeten dhe vlerësohen, i gjithë shteti qëndron më i fortë. Urime 1 Maji të gjithë punëtorëve që mbajnë gjallë shtetin dhe ekonominë e Kosovës”, përfundoi ajo./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një shtëpi në rrugën “B” në Prishtinë, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën