Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, pas sanimit të defektit teknik nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
Më herët, nga ky institucion shëndetësor ishte bërë e ditur se për shkak të një problemi në trafon e qytetit, spitali kishte mbetur pa energji elektrike, ndërsa shërbimet vitale janë mbajtur funksionale përmes gjeneratorëve.
“Pas sanimit të defektit nga KEDS, është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Shërbimet vitale kanë funksionuar me gjeneratorë”, thuhet në njoftim./teve1.info/
Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë









