TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rikthehet demarkacioni, Mustafa i dërgon mesazh Qeverisë

nga Fetije Kamberi
1 muaj më parë
1 0
A A

Në mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka shënim zyrtar të pikës kufitare.

Kështu thotë ish-kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi.

Madje Bulliqi në emisionin “Këndi i Debatit” tha se demarkacioni në mes dy shteteve është ende i hapur.

“Unë iu them të gjithëve se ky proces nuk është i përmbyllur por ky proces është i hapur. Ky proces mbyllet kur të bëhet shënimi zyrtar i pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Edhe sot e kësaj dite nuk kemi shënim zyrtar të pikës kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi dhe pa u përmbyllur ky proces i shënimit zyrtar nuk ka përmbyllje të procesit”, ka thënë Bulliqi.

Sipas Bulliqit, shteti malazez ka qenë i gatshëm për të rregulluar pikat kufitare në Qeverinë e Isa Mustafës, por këta të fundit nuk kanë pranuar.

“Në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës, në takimin i cili është mbajtur në Shkodër, Mali i Zi decidivisht iu ka thënë ne jemi të gatshëm me e rregullu çdo pikë që është diskutabile, e ajo qeverisje bashkë me ish-kryetarin e saj nuk kanë dashur ta hapin këtë proces dhe e kanë lënë të mbyllur, por nuk është i mbyllur sepse nuk kemi shënim zyrtar të asaj vije kufitare”, ka thënë ai.

Televizioni të enjten e ka kontaktuar edhe ish kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa thotë se vija kufitare është e ratifikuar në Kuvend në vitin 2018-të dhe e njëjta është e përfunduar, mirëpo demarkacioni nuk është bërë.

“Në takimin në Shkodër, në fund të vitit 2016, kryeministri malazez është deklarua se gjatë demarkacionit( vënies së gurëve kufitar) ata janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime në pjesët që kërkon Kosova, me kusht që sipërfaqja e territorit nuk ndryshon, pra sa hyjmë ne në territorin e Malit të Zi, aq do të hyjë Mali i Zi në territorin e Kosovës. Demarkacioni nuk është bërë, sepse atëherë Bulliqi, VV dhe të tjerët e kundërshtonin ratifikimin e vijës kufitare. Vija kufitare është ratifikuar në Kuvend në fillim të vitit 2018. Vija kufitare është e përfunduar”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës, të dy vendet funksionojnë në vijat kufitare të ratifikuara në parlamentet e tyre.

“Të dy qeveritë është dashur të emërojnë komisionet për demarkimin e vijës kufitare, (ta shenjëzojnë  kufirin në terren) – ta demarkojnë. Kjo nuk ka ndodhë për shkak të qëndrimeve politike të atyre që e kundërshtonin e tani janë në pushtet. Por të dy vendet funksionojnë në vijat kufitare të ratifikuara nga parlamentet e tyre, dhe asgjë këtu nuk ka mbetur e hapur, përpos iluzioneve të Bulliqit. Është mirë që sa më shpejtë të demarkohet kufiri që është ratifikuar nga dy shtetet”, u shpreh ish-kryeministri

Tëvë1 ka kontaktuar edhe Qeverinë e Malit të Zi, të njëjtit kanë thënë se pyetjet e televizionit për këtë çështje i kanë adresuar tek Ministria e Punëve të Brendshme atje.

Pa përgjigje kanë qenë edhe nga ekzekutivi kosovar deri në publikimin e kësaj kronike.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në mars të vitit 2018.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident me lëndime në Prizren – shoferi arrestohet në vendngjarje

FMN merr një vendim të rëndësishëm për Kosovën

FMN merr një vendim të rëndësishëm për Kosovën

Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje ne Kamenicë vitin e kaluar

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident me lëndime në Prizren – shoferi arrestohet në vendngjarje

FMN merr një vendim të rëndësishëm për Kosovën

FMN merr një vendim të rëndësishëm për Kosovën

Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet

Gol dhe asistim, Uzuni vendimtar në fitoren e Austin FC

Gol dhe asistim, Uzuni vendimtar në fitoren e Austin FC

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje ne Kamenicë vitin e kaluar

KF Shkëndija rikthen Arbin Zejnullain

KF Shkëndija rikthen Arbin Zejnullain

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe AKI-së kundër spiunazhit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X