TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rikthehet debati mbi censurimin e informacionit gjatë periudhës së COVID-19

by teve1
1 vit ago
0
A A
Rikthehet debati mbi censurimin e informacionit gjatë periudhës së COVID-19

Censura e mediave sociale dhe ndikimi i zyrtarëve të administratës amerikane në kompanitë e mediave sociale kanë rindezur debatet mbi pavarësinë e platformës.

Marrëdhënia midis kompanive të mediave sociale me bazë në SHBA dhe administratës ka qenë prej kohësh e diskutueshme, me komentet e CEO të Meta, Mark Zuckerberg, për censurën që vazhdojnë të bëjnë jehonë.

Në një intervistë të fundit në podkastin e Joe Rogan, Zuckerberg tha se administrata e Biden ishte përpjekur të censuronte zërat kundër vaksinave gjatë pandemisë COVID-19.

“Këta njerëz nga administrata e Bidenit do të thërrisnin ekipin tonë, do t’i bërtisnin dhe do t’i shanin,” tha ai.

– Snowden ekspozoi lidhjen mes mediave sociale dhe qeverisë amerikane

Eksperti i kompjuterave dhe ish-administratori i sistemeve të CIA-s, Edward Snowden në vitin 2013 ekspozuan për herë të parë bashkëpunimin midis kompanive të mediave sociale dhe qeverisë amerikane, duke hedhur dritë mbi ndikimin e qeverisë mbi këto platforma.

– Presioni shtetëror në Twitter për censurën e COVID-19

Ndërsa zbulimet e Snowden tërhoqën vëmendjen e gjerë, diskutimet për marrëdhëniet midis mediave sociale dhe shtetit u zbehën deri në vitin 2022, kur Elon Musk bleu Twitter, tani i njohur si X.

Publikimi i “Twitter Files” e riktheu çështjen në qendër të vëmendjes.

Zbulimi i 10-të, i bërë nga gazetari i Free Press, David Zweig, zbuloi se administratat amerikane kishin ushtruar presion ndaj gjigantëve të shumtë të teknologjisë, duke përfshirë Twitter, Facebook, Google dhe Microsoft mbi trajtimin e përmbajtjes së COVID-19.

Zweig vuri në dukje se ndërsa administrata Trump ngriti shqetësime në lidhje me përmbajtjen që mund të nxiste panik në fillim të pandemisë, administrata Biden u bëri presion në mënyrë të ngjashme kompanive për të promovuar mesazhin e saj të shëndetit publik, duke thënë “kini shumë frikë nga COVID dhe bëni pikërisht atë që themi ne për të qëndruar të sigurt”.

Veçanërisht, pezullimi i llogarisë së ish-raporterit të New York Times dhe personalitetit kundër vaksinës Alex Berenson u vu nën një shqyrtim të ngjashëm pas komentit të Presidentit Biden se përmbajtja e lidhur me COVID-19 në mediat sociale po “vriste njerëz”.

– Llogaritë e mbështetësve të Palestinës janë censuruar

Pas një sulmi ndërkufitar ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023 që çoi në një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Palestinës, kritikat globale u intensifikuan për censurimin e llogarive të mbështetësve të Palestinës, veçanërisht në platformat e Metës. Fotografitë e liderëve palestinezë u bllokuan dhe angazhimi i përdoruesve me mediat nga Gaza dhe Bregu Perëndimor ra ndjeshëm./AA/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, përshëndetet me Trumpin

Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, përshëndetet me Trumpin

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli pa Rrahmanin në ndeshjen kundër Copenhagenit

Nis kampionati ballkanik i xhudos U23, në Pejë

Kosova me nëntë xhudistë në “Sofia European Open 2026”

Arbër Zeneli, karrierën pritet ta vazhdoj në Arabinë Saudite

Arbër Zeneli, karrierën pritet ta vazhdoj në Arabinë Saudite

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Financave shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026

Ministria e Financave shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026

Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

Varroset kandidati i AAK-së për deputet, Hekuran Hoxha që u gjet i vdekur në veturën e tij

Varroset kandidati i AAK-së për deputet, Hekuran Hoxha që u gjet i vdekur në veturën e tij

Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet, konfirmon Prokuroria Speciale

Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet, konfirmon Prokuroria Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën