TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rihapet Galeria Kombëtare

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
Rihapet Galeria Kombëtare

Sonte u rihap Galeria Kombëtare e Kosovës. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Galeria Kombëtare e Kosovës u themelua më 1979, në një kohë kur ngritja e institucioneve kulturore ishte pjesë e përpjekjes së Kosovës për arsimim dhe afirmim.

Ajo më tej tha se gjatë viteve që pasuan, artistët e asaj kohe i dhanë artit të Kosovës një fizionomi të vetën, të mbruajtur nga përvoja e vendit tonë dhe nga trysnia politike brenda të cilës duhej të krijonin.

“Gjatë viteve të 90-ta, pushteti serb i largoi artistët shqiptarë nga institucionet ku kishin punuar dhe ekspozuar deri atëherë. Jeta artistike u zhvendos në hapësirat të pazakonshme për zhvillimin e jetës artistike dhe intelektuale, kryesisht në kafene. Një prej tyre ishte edhe Hani i Dy Robertëve, ku organizoheshin ekspozita, promovime librash dhe diskutime”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, këto vite tregojnë sa këmbëngulëse ishte jeta artistike edhe nën masa represioni, duke shtuar tutje se ajo dëshmon se, edhe kur regjimi serb i mbylli dyert e institucioneve, artistët vazhduan të krijonin dhe t’ia paraqisnin punën e tyre publikut.

“Gjatë luftës u dogjën shumë atelie dhe u shkatërrua një numër i madh veprash artistike. Me to humbën edhe skica, dorëshkrime, dëshmi dhe pjesë të historisë së artit tonë pamor, të cilat nuk mund të rikthehen. Humbje të tilla e bëjnë edhe më të qartë pse ruajtja e koleksionit është kaq e rëndësishme. Prandaj, zgjerimi i Galerisë me katërqind metrat katrorë të rinj, krijon për herë të parë hapësirën e nevojshme për ruajtjen dhe konservimin e koleksionit, si dhe për studimin e tij të mirëfilltë”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo tha se këtu ruhen veprat artistike për qytetarët e sotëm dhe për brezat e ardhshëm.

“Arkivimi i veprave u jep qytetarëve mundësinë ta njohin të kaluarën pa qenë të detyruar ta shpikin nga e para, ndërkaq konservimi e ruan veprën edhe përtej kohës. Hana Halilaj ka mbledhur vepra që vijnë nga periudha të ndryshme. Një pjesë janë krijuar në vitet e 70-ta, të tjerat në periudhat pasuese. Mes veprave të para dhe atyre të sotme, Kosova ka kaluar diskriminimin, luftën, spastrimin etnik dhe ndryshimin e rendit politik”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo tha se titulli i ekspozitës që po hapim sot “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë” lidhet drejtpërdrejt me përvojën tonë, një brez po ndërton jetën e vet në liri, derisa një tjetër ende pret përgjigje për mungesat që ka lënë lufta.

“Rihapja e Galerisë Kombëtare na mbledh pikërisht për t’i parë këto shtresime, për ta vështruar vendin tonë përmes periudhave, kujtimeve dhe syve të ndryshëm që e kanë përshkuar”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, arti e ndihmon një shoqëri ta shohë veten më qartë, andaj shtoi ajo, Republika jonë po ofron kushte që ta mbrojnë lirinë e artit.

Ajo tha se mënyra se si shteti apo institucionet e trajtojnë artistin tregon sa i gatshëm është ta durojë të vërtetën.

“Dua ta kujtoj sonte me shumë respekt dhe përulje, Shyqri Nimanin, drejtorin e parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Duke folur për themelimin e teatrit, Kosovafilmit dhe Galerisë, ai thoshte se Kosova po fillon ta marr trajtën e një shteti. Sot, pas gati pesë dekadash, ajo fjali tingëllon ende e saktë. Galeria pra ishte pjesë e asaj trajte dhe mbetet pjesë e saj edhe sot”, ka theksuar Haxhiu.

Në fund U.D. Presidentja Haxhiu ka uruar që Galeria të mos mbetet vetëm hapësirë ekspozimi por të bëhet vend ku fëmijët takojnë artin për herë të parë, ku studentët studiojnë, ku artistët e rinj provojnë ta gjejnë zërin e tyre dhe ku publiku ka arsye të qëndrojë pak më gjatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në hapjen e EtnoFest-it: Festivali është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër

Haxhiu në hapjen e EtnoFest-it: Festivali është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër

Dua Lipa reagon nga Prishtina: Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje

Dua Lipa reagon nga Prishtina: Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje

Dua Lipa shfaqet në natën e parë të “Sunny Hill Festival”

Dua Lipa shfaqet në natën e parë të “Sunny Hill Festival”

Ankesa për falsifikim të biletave në “Sunny Hill Festival”

Ankesa për falsifikim të biletave në “Sunny Hill Festival”

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

“Info Nata”- 04.08.2026

“Info Nata”- 04.08.2026

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën