TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rihanna flet për stilin e saj të prindërimit: Nuk dua fëmijë me tablet në dorë

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Rihanna flet për stilin e saj të prindërimit: Nuk dua fëmijë me tablet në dorë

Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Rihanna, e cila ka dy fëmijë me A$AP Rocky dhe është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë, foli hapur për mënyrën se si po i rrit fëmijët e saj.

Sipas saj, ndikim të madh në stilin e saj të prindërimit ka pasur i ati, Ronald Fenty, i cili ndërroi jetë në maj. Rihanna rrëfeu se babai e kishte përgatitur për të pasur dy djem: RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 1 vjeç.

“Gjithmonë kam ëndërruar se çfarë lloj gjyshi do të ishte për ta,” tha ajo. “Më përgatiti për këtë rol, për të qenë aventuriere, për ta dashur natyrën, për të mos pasur frikë. Kështu dua t’i rris edhe djemtë e mi. Dua të jenë jashtë, në natyrë. Jo fëmijë me tablet.”

“Nuk dua fëmijë me tablet në dorë”: Rihanna flet

Rihanna shtoi se babai ishte pjesa “më argëtuese” e fëmijërisë së saj, që përfshinte vrapimin zbathur në natyrë dhe aktivitete të tjera që i krijonin ndjenjën e lirisë.

Megjithatë, komentet e saj shkaktuan reagime të forta në rrjete sociale, veçanërisht nga disa prindër që ndiheshin të gjykuar. Një përdorues në Reddit shkroi:

“Rihanna është miliardere. Nuk dua të më japë leksione për prindërimin dikush që ndoshta ka një dhomë lodrash në një vilë me staf që i shikon fëmijët tek vrapojnë ‘të lirë’, ndoshta në një plazh privat ose pranë pishinës, sipas humorit të ditës. Po të kishte thënë këtë Kim Kardashian, 90% e jush do ta quanit ‘turpërim për prindërit’.”

Një tjetër komentues tha:

“Ajo ka mundësi për kujdes dhe staf të nivelit të lartë. Nuk është ajo që i ndjek pas gjithë ditën, ajo mund t’ia delegojë një pjesë të ngarkesës stafit, diçka që shumica e prindërve nuk mund ta përballojnë. Dhe nuk duhet të shqetësohet për mbijetesën siç ndodh me shumë nëna që punojnë dhe lodhen.”

Dikush tjetër shkroi:

“Prindërit gjithmonë kanë bërë komente gjykuese, në vitet ‘90 ishte televizioni. Por është edhe më e rëndë kur vjen nga një miliardere me një skuadër dadosh. Të mbash një fëmijë të angazhuar gjatë gjithë kohës është lodhje e madhe dhe s’ka asgjë të keqe nëse kalojnë pak kohë para ekranit.”

Një përdoruese tjetër shtoi:

“Është kollaj të thuash këto fjalë kur je miliardere. Provo të jesh një nënë beqare, pastaj flasim.”

“Nuk dua fëmijë me tablet në dorë”: Rihanna flet

Megjithatë, vlen të përmendet se Rihanna ka deklaruar më parë se nuk ka dado dhe kujdeset vetë për fëmijët.

Nga ana tjetër, shumë përdorues e përkrahën qasjen e saj dhe e vlerësuan faktin që i jep rëndësi zhvillimit natyral dhe të balancuar të fëmijëve.

“Pse njerëzit zemërohen me një prind që përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijët e saj?”, pyeste një koment.

Një tjetër përdorues ndau përvojën personale:

“Unë jam rritur pa pajisje elektronike. Kishim një kompjuter familjar, por pjesën më të madhe të kohës ishim jashtë. E adhuroj këtë për fëmijët e saj.”

Dikush tjetër shkroi:

“Fëmijët kanë nevojë të mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve dhe ndërveprimin me të tjerët. Kjo humbet tek ata që përdorin tableta pa kufij.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa surprizon fansat! Nga “Houdini” te koktejet, si i ktheu hitet në pije?!

Dua Lipa surprizon fansat! Nga “Houdini” te koktejet, si i ktheu hitet në pije?!

Nis gjyqi i ri ndaj Harvey Weinstein në New Jork

Nis gjyqi i ri ndaj Harvey Weinstein në New Jork

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Ndahet nga jeta aktori Michael Patrick

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën