TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rifillon dërgimi i ndihmave përmes rrugeve detare për të zbutur krizën në Gazë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rifillon dërgimi i ndihmave përmes rrugeve detare për të zbutur krizën në Gazë

Ushtria amerikane po çmonton portin e përkohshëm që e ndërtoi për të ofruar ndihma për palestinezët në Rripin e Gazës. Por zyrtarët thonë se ushtria do të vazhdojë të ndihmojë në transferimin e ndihmës për Gazën nga Qipro në portin izraelit të Ashdodit. Ndryshimi vjen pasi izraelitët dhe banorët e Gazës vazhdojnë të presin për një marrëveshje armëpushimi që do të mund të lejonte transferimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Vetëm dy muaj pas dërgimit të ndihmave të para në brigjet e Rripit të Gazës përmes rrugëve detare, ushtria amerikane po çmonton portin e përkohshëm që e ndërtoi më shumë se dy muaj më parë për të rritur dërgesat e ndihmave.

“Ne e dinim që kushtet në det do të përkeqësoheshin me kalimin e verës. Kjo është diçka që dihej gjithmonë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes Sabrina Singh.

Ndërtimi i portit të përkohshëm kushtoi rreth 230 milionë dollarë dhe ai ishte funksional vetëm për rreth 20 ditë për shkak të detit të trazuar. Por Pentagoni thotë se porti ofroi një lehtësim shumë të nevojshëm për banorët e Gazës, të cilët po përballeshin me një krizë të rëndë ushqimore dhe vonesa të mëdha të kalimit të kamionëve me ndihma në pikat kufitare tokësore.

“Ky port i përkohshëm ofroi vëllimin më të madh të ndihmës humanitare që ushtria amerikane ka transferuar në Lindjen e Mesme. Unë e di që ka pasur kritika, përfshirë nga disa njerëz këtu në këtë sallë dhe e di që ka pasur disa vështirësi me portin, por ne dërguam rreth 9 milionë kilogramë në ndihma humanitare”, tha zonja Singh.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vjen në Uashington javën e ardhshme ndërsa udhëheqësit e opozitës izraelite kanë kritikuar menaxhimin e luftës nga ana e tij dhe kanë kërkuar që ai të bëjë më shumë për të negociuar lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi. Lirimi i pengjeve pritet të jetë pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me faza që ende nuk është arritur.

“Dallimi kryesor mes palëve rreth propozimit për armëpushim është nëse Izraeli mund të vazhdojë luftimet në Gazë pas zbatimit të fazës së parë, që Netanyahu dëshiron ka ketë, por Hamasi e refuzon tërësisht. Kjo mosmarrëveshje është e pranishme që nga muaji shkurt dhe deri më sot nuk ka patur ndonjë ndryshim të rëndësishëm në këtë drejtim”, thotë Nimrod Goren nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Zyrtarët kanë shpresuar se palët do të mund të arrinin një marrëveshje, që do të ulte edhe tensionet në rritje mes Izraelit dhe grupit militant të Hezbollahut në Liban, i cili mbështetet nga Irani.

Përndryshe, analistët kanë frikë se Izraeli mund të shohë një luftë të plotë edhe në kufirin e tij verior, duke e çuar rajonin në kaos të mëtejshëm./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Brighton interesohet për Leon Avdullahun, Hoffenheim e vlerëson 45 milionë euro

Brighton interesohet për Leon Avdullahun, Hoffenheim e vlerëson 45 milionë euro

Ndëshkohet me 300 euro 19-vjeçari në Ferizaj, voziti 88 km/h mbi kufizimin e lejuar

Ndëshkohet me 300 euro 19-vjeçari në Ferizaj, voziti 88 km/h mbi kufizimin e lejuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën