Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të fazes çerekfinale.
Arsenali ka arritur ta deklasojë Real Madridin me rezultat 3-0 në stadiumin “Emirates”.
Golat u shënuan dy nga Declan Rice (58’, 70’) dhe Merino (75’).
Fitore ka shënuar edhe Interi ndaj Bayern Munichut.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz” përfundoi me rezultat 1-2.
Golat për Interin i shënuan Lautaro Martinez (38’) dhe Frattesi (88’), kurse për Bayernin realizoi Muller (85’).
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen javën e ardhshme dhe skuadrat të cilat fitojnë kalojnë në gjysmëfinale të Championsit.