TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezolutë e re në OKB për armëpushim në Gazë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rezolutë e re në OKB për armëpushim në Gazë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 25 mars sërish do të tentojë të miratojë një tekst që bënë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë, përderisa nuk dihet nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin veton, teksa ka shenja se është dobësuar mbështetja e Uashingtonit për Izraelin.

Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë eksplicite nuk iu kërkua Izraelit që të ndalë fushatën e tij ushtarake në Gazë.

Në rezolutën e re, sipas një versioni të parë nga AFP-ja, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.

Por, rezoluta e re nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që të lirojë pengjet.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Bashkimi Evropian premton ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

Bashkimi Evropian premton ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: Do të bëhemi rojet e Ngushticës së Hormuzit

IKSHPK: 63 raste me fruth në total, 11 të reja gjatë javës së fundit

IKSHPK: 63 raste me fruth në total, 11 të reja gjatë javës së fundit

IKShPK: 63 raste me fruth në Kosovë, infektimet sipas komunave

IKShPK: 63 raste me fruth në Kosovë, infektimet sipas komunave

599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

Emisioni “Ditari” 13.07.2026

Emisioni “Ditari” 13.07.2026

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE

Agim Ademi takohet për drekë me Arijon Ibrahimovicin, e ka një mesazh për talentin e Bayern Munich

Agim Ademi takohet për drekë me Arijon Ibrahimovicin, e ka një mesazh për talentin e Bayern Munich

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Irani thotë se nuk do të lejoj SHBA-në të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën