TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezistenca e Heroinave – Rrëfimi i grave që pësuan nga lufta por nuk u dorëzuan

Me një rrëfim emocional, Venesa Sylejmani, vajza e Shyrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, hapi Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kurse Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës, në ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

by Tëvë1
1 vit ago
0 0
A A

Para gjashtë vitesh Shyhrete Tahiri Sylejmani theu heshtjen 20 vjeçare duke denoncuar publikisht dhunën seksuale nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Guximin e nënës për të ndarë me botën një përjetim tronditës e rrëfeu e bija e Shyhrete Sylejmanit, Venesa.

Ajo ndau me pjesëmarrësit dhimbjen e trashëguar dhe pasojat e traumës ndër breza, duke theksuar se lufta nuk përfundon me heshtjen e armëve, por lë pasoja të thella te brezat që vijnë më pas.

“Në moshën 4-vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi të luftës. Për 15 vjet të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Deri dy vjet më parë, kur vendosa që nuk do ta lejoja më të më shkatërronte mua, ne, apo këdo tjetër. Megjithëse unë ende po e gjej timin, do ta përdor me krenari për ata që nuk kanë zë: si aktiviste për traumën ndër breza, çështjet e shëndetit mendor dhe për t’i dhënë fund stigmës për fëmijët anembanë botës. Trauma ndërbreznore nuk më përcakton dhe nuk do të më kufizojë kurrë”, ka thënë Sylejmani.

Një dëshmi nga lufta e ndau edhe Hada Hoxhiq. Por ajo foli për luftën në Bosnjë dhe Herceogovinë, dhimbjet e nënave të Srebrenicës.

“Edhe nëse kam mbetur pa të birin, pa vëlla, pa familje, pa qytetin tim, pa tokën time – unë e kam nderin, dhe i kam hapur sytë për dinjitetin njerëzor, për drejtësi dhe për paqe, për të drejtën e çdo njeriu, për shtetin tim që të mbështetet në paqe, jetë, liri, në të drejtën për të shprehur fenë apo bindjet, që na është mohuar në vendlindjen tonë”, ka thënë Hoxhiq.

Hada Hoxhiq, dhe nënat e Srebrenicës morën medalje presidenciale nga Presidentja Osmani në ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Me këtë rast, Osmani tha që Srebrenica është një plagë e hapur në ndërgjegjen e botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën