TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezistenca e “Ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Në 28-vjetorin e Epopesë së Jezercit, u bënë homazhe pranë varrit të Komandant Ferrit, i cili shërbeu si komandant gjatë kësaj beteje. Në këtë ditë u kujtua edhe dyvjetori i vdekjes së tij, ndërsa vajza e Imri Ilazit kujtoi momentet e fundit me babanë.

by Adea Mustafaj
40 minuta ago
0 0
A A

Lulet po i vendos pranë varrit të më të dashurit të saj.

E kjo ditë, Ardita Ilazit, i përkon me dy përvjetorë.

Dy vite me parë, ndërroi jetë babai i saj, Imri Ilazi.

E pikërisht nën urdhrat e tij, me 28 shtator të vitit 1998, në Jezerc të Ferizajt, ushtarët e UCK-së, i detyruan forcat të mëdha ushtarake e policore serbe, të tërhiqeshin prapa.

Kjo rezistencë e cila e shpëtoi popullsinë civile, tani njihet edhe si “Epopeja e Jezercit”

Por, angazhimi i Komandant Ferrit për lirinë e vendit, kishte nisur shumë vite më parë.

“Ka shumë histori realisht se prindërit tonë, qysh si studentë në vitet ’81, ka qenë pjesëmarrës i demonstratave në atë kohë, edhe i plagosur. Kështu që ka pasur shumë raste ku ka mundur me humb jetën, edhe në luftë më vonë, ku janë vrarë shokët e tij. Ka qenë edhe ky i plagosur, edhe normal këto rrëfime na kanë mbetur në kujtesen tonë”, ka thënë vajza e Komandantit Ferrit, Ardita Ilazi.

Kujtimet kur babai u nis nga Gjermania në Kosovë, Ardita thotë se i mban mend.

Por si fëmijë, shton se nuk e kishin kuptuar peshën e atij vendimi të babait.

“Realisht ne kemi qenë të vegjël, nuk di çka të rrëfej shumë për kohën e luftës, sepse ne kemi qenë në Gjermani. Ai ka ardhur në vitin 1998, në mars të ’98-ës, nga Gjermania në Kosovë, iu është bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si fëmijë nuk e kam ditur peshën e asaj kohe edhe qysh më vonë jemi, kemi marrë vesh se çka ka ndodhur vërtetë. Pas luftës jemi kthyer dhe jemi bashkuar me babain tonë, gjeneralin Imri Ilazi, që e pati fatin me shpëtuar edhe me shiju lirinë”, tha tutje ka thënë vajza e Komandantit Ferrit, Ardita Ilazi.

E ata që luftuan nën urdhrat e “Ferrit” i kanë fjalët më të mëdha për komandantin e tyre.

“Unë si një luftëtar i drejtpërdrejtë i Epopesë së Jezercit sot kujtojmë me krenari, me lavdi dëshmorët e rënë në këtë betejë, nëntë dëshmorët e rënë. Por sot jemi me zemër të thyer për atë që na ka ndodhur këtë të fundit, vendimit të Hagës… Sot gjithashtu kemi dy vjetorin e gjeneralit Imri Ilazi, të cilin e kujtojmë me pietet jetën dhe veprën e tij. Gjithmonë do ta kujtojmë për sakrificën e tij, për shembull tyre në luftë”, u shpreh nënkryetari i OVL-UÇK-së në Ferizaj, Luan Jahiri.

Por ky përvjetor, këtë vit po përjetohet ndryshe në Ferizaj.

Shkak për këtë, është aktgjykimi dënues për çlirimtarët nga Gjykata Speciale.

“Është kjo ditë e veçantë dhe sigurisht se përtej një dite është dhe bëme e veçantë edhe për faktin se ne edhe këtë ditë po e shënojmë pa praninë, respektivisht me mungesën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Dhe sot përtej homazhit, kishte edhe dhimbje, kishte edhe mërzi, që ne nuk i kishim ata, për t’i nderuar bashkë, bashkëluftëtarët e tyre. Dhe prandaj sot me ndërimin, ishte pra kjo edhe respekti që kishim po mbi të gjitha, ishte edhe si një lloj kërkese e gjithë atyre dhjetëra mijëra vetëve që jo në emrin tim”, ka deklaruar  kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.

Ndryshe, në “Epopenë e Jezerzcit” gjatë përballjes me forcat serbe, heroikisht ranë nëntë ushtarë të UCK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

LDK-ja me dy kryetarë në komisionet parlamentare, propozon edhe zëvendëskryetarët

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

PDK propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, tri do t’i drejtojë

Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën