TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

Qeveria e Serbisë po i bllokon fondet që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë i kanë ndarë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këtë shqetësim e ka ndarë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, i cili tha se me mosekzekutimin e këtyre fondeve, po sfidohet identiteti nacional në Luginë.

“Banka i ka pranuar këto fonde, i kemi nënshkruar, por më pas Qeveria e Serbisë i ka kthyer pas. Qeveria e Serbisë po i bllokon fondet e Kosovës dhe të Shqipërisë që janë destinacion për Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka bërë të ditur se KKSH ka njoftuar faktorët ndërkombëtarë, organizatat relevante dhe Komisionerin për Barazi lidhur me bllokimin e transfereve dhe donacioneve, të cilat sipas tij kanë për qëllim zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë.

Rexhepi ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një çështje teknike, por për një vendim politik që prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë.

“Nuk bëhet fjalë për një çështje teknike. Bëhet fjalë për bllokimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës që prekin drejtpërdrejt 3,650 nxënës, 94 fëmijë pa prind, 957 bujq, mbi 756 studentë, 139 organizata joqeveritare dhe mijëra qytetarë që varen nga këto programe”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky veprim nuk paraqet vetëm bllokim fondesh, por “bllokim të zhvillimit, arsimit dhe mbështetjes për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut”.

Rexhepi ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe ministrin për Pakica, Demo Berisha që po veprojnë përmes bankave, duke i bllokuar fondet.

“Ky është diskriminim i hapur dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë, pa përjashtim. Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë me çdo mjet demokratik, institucional dhe ndërkombëtar”, ka përfunduar Rexhepi.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 03.04.2026, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Luginën e Preshevës. Kryeministri Albin Kurti ka hënë se ky vendim përfaqëson angazhimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ky vendim përfaqëson angazhimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes një pakete konkrete që adreson nevojat jetike të qytetarëve atje. Ky nuk është vetëm një vendim, por një përgjegjësi shtetërore”, ka thënë Kurt.

Qeveria kishte planifikuar që për këtë vit të ndante 4 milionë euro për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun.

Tags: enkel rexhepiluginaSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën