TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Revista franceze: Vizitoni Shqipërinë për një zbulim të vërtetë turistik

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Revista franceze: Vizitoni Shqipërinë për një zbulim të vërtetë turistik

Jeni të lodhur nga të njëjtat destinacione të vjetra turistike të pushtuara nga turizmi masiv?

Gjatë tre viteve të fundit, është regjistruar një rritje prej 19% e turizmit drejt vendeve më pak të njohura, shkruan Antoine Lourta në një artikull të botuar në revistën franceze “Buzzly”.

Cilat janë këto xhevahire të fshehura që meritojnë vëmendjen tonë në 2024?

Ne ju sugjerojmë të eksploroni pesë destinacione të reja me histori dhe kulturë të pasur dhe peizazhe që të lëne pa frymë.

Këto destinacione ofrojnë një mundësi të pakrahasueshme për të bërë një zbulim të vërtetë turistik në vitin 2024.

Shqipëria, Letonia, Butani, Madagaskari apo Bolivia, ofrojnë mrekulli natyrore, aventura të paharrueshme dhe “një zhytje të thellë” në kulturat e tyre unike.

Historia e Shqipërisë

Shqipëria ka një histori çuditërisht të pasur që daton që nga kohërat parahistorike. Duke qenë nën sundimin osman për disa shekuj, ajo fitoi pavarësinë në vitin 1912. Pavarësisht nga një e kaluar e trazuar e shënuar nga një diktaturë e ashpër nën sundimin komunist, Shqipëria është sot një komb që kërkon të ripërcaktojë veten. Vendi mesdhetar shquhet për ndërthurjen e kulturave, të ndikuar nga ilirët, romakët, bizantinët dhe osmanët.

Pse nënvlerësohet Shqipëria?

Pavarësisht potencialit të saj të madh turistik, prej disa vitesh Shqipëria ka qënë një nga destinacionet më pak të njohura. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së publicitetit dhe ndërgjegjësimit për pasurinë e saj kulturore, historike dhe natyrore. Shumë udhëtarë priren të shkojnë drejt destinacioneve të famshme evropiane, por Shqipëria është një vend magjepsës që ka shumë për të ofruar!

Disa nga atraksionet kryesore turistike në Shqipëri

Shqipëria ka shumë vende me interes si Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, një zonë e mbrojtur që ofron pamje mahnitëse të Tiranës, kryeqytetit të vendit. Qyteti historik i Gjirokastrës është një tjetër destinacion që duhet vizituar në këtë destinacion atipik. I listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për qendrën e tij të ruajtur mirë osmane, ai shpesh quhet “Qyteti i Gurtë”. Mos humbisni plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare, siç është Dhërmiu, i cili ofron plazhe të mrekullueshme dhe një ambient të qetë pa turma vizitorësh.

Destinacioni i ri për t’u vizituar në 2024

Shqipëria ofron një ndërthurje unike të kulturës, peizazheve dhe historisë që e bën atë intriguese për udhëtarët aventurierë.

Çfarë e bën këtë destinacion tërheqës për vitin 2024?

Në vitin 2024, ky destinacion do të tërheqë vëmendjen e vizitorëve falë veçantisë, autenticitetit dhe evolucionit të tij në infrastrukturën turistike. Për më tepër, turistët po kërkojnë destinacione më pak të mbushura me njerëz për të shmangur turmat dhe për të përjetuar një përvojë të re.

Tags: Antoine LourtaShqiperiavera 2024
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Pozhari: Jam pesimist se do të arrihet ndonjë marrëveshje mes partive për krijimin e institucioneve

Pozhari: PDK-ja po sillet si “pulë pa kry” në çështjen e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën