Deputetja Albena Reshitaj i është bashkuar partisë GUXO.
Këtë e ka bërë të ditur, Donika Gërvalla kryetare e kësaj partie.
“Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo.E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat. Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj. Së bashku do të punojmë me guxim e vendosmëri për një Republikë të fortë e të zhvilluar të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Reshitaj aktualisht është deputete e AAK-së, ajo për një kohë kishte qenë pjesë edhe e LVV-së, për tu rikthyer përsëri në AAK.
Reshitaj ka qenë ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.
Ajo ka qenë edhe pjesë e Aleancës Kosova e Re (AKR).