TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Renovimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, zbulohen 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Renovimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, zbulohen 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar

Përveç rritjes së numrit të shtretërve në kujdesit intensiv nga katër në 10 dhe në repart nga 14 në 17, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë zbuluar edhe 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar.

Përveç rritjes së numrit të shtretërve në kujdesit intensiv nga katër në 10 dhe në repart nga 14 në 17, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë zbuluar edhe 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar

Kështu është deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë përurimit të renovimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë i cili tha se nga buxheti i Kosovës janë shfrytëzuar 750 mijë euro.

“Kësaj radhe në vlerën prej 750 mijë eurove. Është rritur për 9 numri i shtretërve. Në kujdes intensivë nga katër në 10, ndërkaq në repart nga 14 në 17. Gjithashtu janë zonat e filtrimit që parandalojnë infeksionet intra spitalore. Si dhe kemi arritur gjatë renovimit me operatorin ekonomike të zbulojmë 200 metra katrorë hapësirë të pa shfrytëzuar…. Kemi një aparaturë e cila shërben gjatë operacioneve që kur ndalet zemra zëvendëson edhe zemrën edhe mushkëritë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi ka shtuar se kardiokirurgjia që nga viti 2013 ka pasur nevojë për një renovim të tillë.

“Kardiokirurgjia që nga viti 2013, kur atëherë është hap ka qenë nevoja që të bëhet një renovim kështu ekzakt… Do të jetë një lehtësim jashtëzakonisht i madh për vet pacientët, por natyrisht si një komunitet përveç stafit i cili krijon kushte dhe mundësi që ky numër i operacioneve në të njëjtën kohë të rritet, gjithmonë bëhet më kualitativ”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se i vetmi problem e sfidë e renovimeve në QKUK, është vendosja e pacientëve gjatë renovimit të një reparti të caktuar.

“Do të ofrojë për gjithë ata pacientë që kanë nevojë në Republikën e Kosovës të marrin shërbimet më të mira, më cilësore ashtu siç më herët nuk i kanë marrë këtu dhe i kanë marrë në vende të tjera ose në klinika private. Gjatë këtyre muajve e gjatë këtyre viteve kemi bërë një analizë, renovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës. Sfida e vetme ka qenë ku ti vendosim pacientët gjatë kësaj kohe kur bëhet këto renovime, dhe kjo vazhdon të mbetet akoma një sfidë”, është shprehur Vitia.

Në ceremoni pjesë ishin edhe ambasadori i Italisë Antonello De Riu dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

Dialogu me Serbinë – Kërkohet të trajtohet me prioritet nga qeveria e re

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

Arrinë në 11 numri i të lënduarve nga aksidenti në Prilep të Deçanit

Gjini: Qeveria nuk ka ndarë buxhet për projektet e reja në Gjakovë

​Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon “Zuckerbergë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën