Numri i protestuesve serbë në Leposaviq ka rënë.
Kështu bën të ditur gazetari i Tëvë 1, Shpat Blakçori i cili gjendet në këtë komunë.
Nga dje, paqeruajtësit e KFOR-it kanë ngritur tela gjemborë duke rritur sigurinë.
Situata në veri ka filluar të tensionohet që nga dita e premte e javës së kaluar, ku qytetarë të shumtë serbë kanë filluar protestat pas betimit të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq. /Teve1.info/








