TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

Në trevjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, familjarë, miq, kolegë e përfaqësues institucional bënë homazhe tek varri i tij në Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa u tha se 24 shtatori i vitit 2023, i dha fund mbizotërimit të bandave terroriste në veri.

by Arlind Beqiraj
35 minuta ago
0
A A
Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

Familja Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë, të enjten i hapi dyert për mysafirë.

Në hyrje të shtëpisë, u vendos edhe fotografia e heroit të Kosovës.

Është ky, ish-rreshteri, Afrim Bunjaku, i cili tri vjet më parë, u vra gjatë një sulmi terrorist serb.

E gjithë ngjarja ndodhi në orë e para të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të enjten, mysafirët për t’i pritur doli edhe djali i Afrim Bunjakut.

E mbishkrimi në bluzën e tij, e tërhoqi vëmendjen e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut, e cila erdhi për vizitë në këtë familje.

“Sa bukur po të rrin maica”, u shpreh Haxhiu.

Familjen në tre vjetorin e rënies së Bunjakut, e vizituan edhe ish-kolegët e tij.

Pas kësaj, u bën edhe homazhe tek varri i heroit të fundit të Kosovës.

Ndërkaq, në vendin ku Afrim Bunjaku u vra tri vjet më parë, u vendos gurthemeli i obeliskut në nderim të tij.

Nga Banjska e Zveçanit, u kërkua që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Ne kemi bërë thirrje në vazhdimësi që Serbia ta dorëzojë kryeterroristin Milan Radojçiq e po ashtu edhe mbi 40 terroristë të tjerë që ishin pikërisht në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës me qëllimin që të shtynin përpara planin e Serbisë. Edhe sot bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë sepse nuk mund të vazhdohet tutje në asnjë proces tjetër pa u dorëzuar Serbia terroristët, pa e dorëzuar Serbia kryeterroristin Milan Radojçiq”, u shpreh Haxhiu.

E sakrifica e Bunjakut, u vlerësua lart edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nata në mes datës 23 dhe 24 shtator të vitit 2023 ishte ndër betejat më të rëndësishme, ku shteti i Kosovës u ballafaqua me një sulm terrorist dhe doli fitimtar. Kjo falë sakrificës së rreshterit Afrim Bunjaku dhe angazhimit të qindra policëve të tjerë”, tha Sveçla.

E i pari i policisë në vend, tha se 24 shtatori i vitit 2023, i dha fund mbizotërimit të bandave terroriste në veri.

“Ju e dini se Policia e Kosovës punon në kushte të rrezikshme dhe ajo ditë ka qenë e rrezikshme për ne. Fatkeqësisht ranë Afrimi dhe kolegët e tij, se kanë qenë në detyrë, mirëpo ju garantoj se gjaku i Afrimit nuk ka shkuar, sepse shokët e Afrimit e kanë nxjerrë hakun e tij shumëfish. Grupet terroriste e kanë dëgjuar zërin e pushkës dhe fuqisë tonë dhe, nëse rrezikohemi prapë, do të dalim përballë çdo sfide dhe duke qenë në përpjekjen më serioze që kanë bërë grupet terroriste”, tha Gazmend Hoxha.

Ndryshe, 45 persona janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin në Banjskë, përfshirë kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

Ndërsa deri më tani, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm  Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliqin, si dhe Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë

Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

PDK pa nënkryetar, por merr pjesë në mbledhjen e kryesisë

Funksionalizimi i institucioneve në fokus të takimit të Abdixhikut me ambasadorin e BE-së

Drejtuesit e AI-së e informojnë OKB-në për rreziqet ndaj sigurisë globale

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën