TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rektori i UP-së paralajmëron KEDS-in – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës rrezikon të mbyllet

Vitin e ardhshëm studentët mund të mos kenë mundësi të zgjedhin për të studiuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinës. Kjo pasi ky fakultet rrezikon të mbyllet. Sipas rektorit të UP-së, kjo vjen si pasojë e mosfunksionalizimit të objektit të ri, çka sipas tij, lidhet me uzurpimin e tokës nga KEDS.

by TËVË 1
4 muaj ago
0 0
A A

Në prag të mbylljes po rrezikon të jetë Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës.

Kjo për shkak të mosfunksionalizimit të objektit të ri.

E gjithë kjo situatë, sipas rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu, po vjen si pasojë e uzurpimit të pronës së UP-së nga distributori i energjisë KEDS.

“Që nga 2013 ky objekt nuk funksionalizohet për arsye nga më të ndryshmet. Në këtë objekt janë investuar miliona të taksapaguesve të Kosovës dhe ne jemi në këtë gjendje që nëse nuk arrijmë të bëhet funksional objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, atëherë do të mbyllet fakulteti. Hiq më pak, do të na mbyllet fakulteti; nuk kemi asnjë mundësi t’i akreditojmë programet e fakultetit nëse nuk e kemi objektin. Ne nuk mund t’i zhvillojmë studimet në rrugë apo ara dikund, neve na nevojitet një shtëpi e Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës nuk ka shtëpi”.

Kërkesë urgjente për largimin e tendave dhe depove nga toka ku është ndërtuar Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës, rektori i UP-së thotë se e ka bërë që nga 7 korriku.

Largimin e tyre po e kërkojnë me qëllim të zhvendosjes së lartpërçuesit të tensionit të lartë.

Por në rast se kjo nuk ndodh, Hajrullahu paralajmëroi se do ta bllokojnë hyrjen e KEDS-it.

“Nëse nuk ndodh kjo, iu premtoj publikisht që në fillimin e javës që vjen, ne do t’i ndërmarrim të gjithë hapat, se nuk kemi kohë më për të humbur; do t’i ndërmarrim të gjitha hapat që t’i largojmë ato depo ilegale në tokën e UP-së dhe me këtë ta hapim rrugën për funksionalizimin e objektit të ri. Do t’u shkojmë në derë KEDS-it e do t’i pengojmë të hyjnë në shtëpinë e tyre ku e kanë, unë së bashku me profesorë, studentë, këtu ku e kanë zyrën qendrore dhe do t’ua bllokojmë derën”.

Tutje, rektori Arben Hajrullahu u shpreh se pronat e UP-së nuk janë të cenuara vetëm nga KEDS-i, por edhe nga biznese të tjera ndaj të cilave bëri thirrje për largim.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga KEDS, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

700 mijë $ për një foto me Trump, Meta: Mashtrim i ricikluar nga ‘rilindja’

Ilir Meta mbetet në burg

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

PDK: Pati rezistencë të paarsyeshme nga VV për renditjen e rezolutës në seancë

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën