TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Regjistrimi i popullsisë, sfidues në veri dhe Prishtinë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Prishtina së shpejti me market social

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë tash e një javë ka nisur dhe do të zgjas deri më 17 maj. Megjithatë, sfida në këtë proces po shihen në katër komunat e veriut. Kjo për shkak se regjistruesit serbë janë tërhequr pas thirrjes së Listës Serbe për ta bojkotuar këtë proces.

Por prapë se prapë pozitive po shihet interesimi i serbëve për regjistrim, pasi për shtatë ditë janë regjistruar mbi 1000 serbë, sidomos veçohet dita e enjte, ku ka pasur regjistrim masiv të serbëve në të gjitha komunat.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave në Kosovë, Avni Kastrati në një intervistë për KP, thekson ata që kanë vendos të jetojnë në Kosovë, duhet të jenë pjesë e regjistrimit, pasi mospjesëmarrja do të thotë që nuk janë pjesë e komunitetit.

Po ashtu, Kastrati ka treguar se sfidë e regjistrimit të popullsisë është edhe në Komunën e Prishtinës për shkak të lëvizshmërisë të madhe të qytetarëve.

Ndërkaq, për kordinimin me qytetarët e Kosovës në regjistrim, drejtori ASK-së, Kastrati tha se nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me regjistruesit për të plotësuar pyetësorin, për ata do të shqiptohen edhe gjoba.

“Qytetarit i është dhënë mundësia ditëve të punës dhe gjatë vikendit, tre herë do të shkojnë regjistruesit, e ka numrin e telefonit kur ai është më i lirë, mund të telefonojë komunën dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Ka gjitha opsionet e mundshme sepse është obligim ligjor sepse mund të shkojë në gjobë nga 30 euro deri në 2000 euro. 30 euro nëse ke pas një rast që është dashur të shkosh, në aktivitet apo sëmundje jashtë, është e zakonshme që ndodhë. Asnjë shtet nuk e ka arritur deri 99,9% të regjistrimit të popullsisë. Gjoba është e madhe nëse refuzoni të merrni pjesë në regjistrim, mos pjesëmarrja do të thotë që nuk je pjesë e atij komuniteti”, theksoi Kastrati.

Ndërkaq, për pjesën veriore të Kosovës, Kastrati theksoi se nisja e procesit të regjistrimit ka qenë sfiduese dhe pak e vonshme për shkak të thirrjes së Listës Serbe që serbët e Kosovës mos të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Ai tha se përkundër kësaj, qytetarët serbë të cilët jetojnë në pjesën veriore, kanë shprehur gatishmëri për t’u regjistruar dhe kanë marrë rrugë në pjesën jugore për regjistrim.

“Dje ka pasur regjistrim masiv të serbëve në të gjitha komunat, ka qenë interesante edhe disa pjesëtar të komunitet serbë, ani pse nuk ka regjistrues, kanë shpreh gatishmërinë që në pjesën jugore të jenë pjesë e regjistrimit, ka qenë e vështirë për ata se nuk e kanë pasur regjistruesin serb dhe është dashur të udhëtojnë. Komuniteti serb që është në pjesën jugore dhe disa individë kanë kërkuar me u regjistruar sepse në fund vendos individi sepse ai që vendos të jetojë këtu, duhet të me qenë pjesë e regjistrimit”, tha Kastrati.

Ndërsa, gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri, si dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Tags: ASKPrishtineRegjistrimi i popullesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën