TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Regjistrimi i popullsisë në veri problematik, shkak dorëheqjet e kryetarëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në fazën e përgatitjeve për projektin më të madh nacional, regjistrimin e popullsisë, kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë, Ilir Berisha. Por ai ka thënë se regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë për këtë Agjenci.

Krejt kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave, duke bërë kështu që të pamundësohet që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para regjistrimit.

Sipas tij, tash pritet që të amandamentohet ligji në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.

“Gjitha aktivitet tona, gjitha parapërgatitjet tona kanë qenë që regjistrimi të bëhet për tërë territorin e Kosovës, po tani më siç jemi të informuar në katër komunat e Kosovës në pjesën veriore pati një dorëheqje të kryetarëve dhe u deshën që të realizohen zgjedhjet e reja. Sipas ligjit që është janë afatet e caktuara ku duhet që të krijohen komisionet komunale të regjistrimit që janë gjashtë muaj përpara regjistrimit të popullsisë”.

“Me qenë se në atë periudhë kur në komunat tjera në 38 komuna të tjera ishin krijuar komisionet komunale të regjistrimit, të katër komunave veriore nuk ishin në komisione. Ne presim që të amandamentojmë ligjin për shkak se tani më kanë kaluar ato gjashtë muaj dhe të krijohen edhe komisionet komunale në katër komunat veriore”, tha ai për EO.

Sipas tij, duhet sensibilizim institucional dhe ndërkombëtarë për t’i vetëdijesuar qytetarët e veriut që regjistrimi është në të mirën e tyre.

“Ne konsiderojmë që është sfiduese, por megjithatë me një sensibilizim më të fortë me përkrahjen edhe të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që janë këto, e konsiderojmë që është edhe në interesin e vetë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që fondet e qeverisë të shkojnë në vendin e duhur dhe nevojat e tyre konkrete për ato njësi të vendbanimit që jetojnë popullsia rezidente sepse vetëm regjistrimi i popullsisë tregon për numrin e banorëve dhe për kushtet socio-ekonomike të cilët jetojnë atje dhe i vë në pah nevojat apo mungesat që i kanë. Qeveria orientohet që fondet për këto politika ti orientoj te vendbanimet e caktuara”, tha ai.

Berisha u shpreh se kjo agjenci është në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim e qytetarëve për tu regjistruar, gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve.

“Aktualisht Agjencia e Statistikave të Kosovës është e përkushtuar në projektin më të madh nacional për statistika të vendit, për projektin e regjistrimit të popullsisë. Tani më janë kryer një numër i madh i aktiviteteve dhe jemi në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve. Me fushata kemi filluar që nga viti i kaluar mirëpo intensiteti i fushatës sensibilizuse për pjesëmarrjen e regjistrimit të popullsisë  do të jetë me një intensitet më të madh kur do të ofrohet data e regjistrimit të popullsisë që të jetë me aktive”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtatorin të këtij viti i cili do të zgjasë deri me 16 tetor.

Tags: ASKRegjistrimi i popullesiseveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën