TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Refuzohet kërkesëpadia e Avni Kastratit për anulimin e dekretit, me të cilin u shkarkua nga pozita e Ambasadorit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Refuzohet kërkesëpadia e Avni Kastratit për anulimin e dekretit, me të cilin u shkarkua nga pozita e Ambasadorit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Avni Kastratit, me të cilën ka kërkuar që të anulohet dekreti i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilin është liruar nga detyra e Ambasadorit/Shefit të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë. Sipas gjykatës, dekreti i goditur me padi, është i drejtë dhe i bazuar në gjendjen e vërtetuar faktike e juridike.

Në vendimin e marrë më 13 shtator 2023, thuhet se gjykata vlerësoi ligjshmërinë e dekretit të goditur me padi, si dhe propozimin e paditësit për anulimin e atij dekreti, në përputhje me LKA-në dhe provat e administruara në seancën e shqyrtimit kryesor, dhe në lidhmëri me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjeti se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duke u bazuar në këto prova dhe në dispozitat e sipërcituara, gjykata vlerësoi se Dekreti i goditur me padi është i drejtë dhe i bazuar në gjendjen e vërtetuar faktike e juridike”, thuhet ne vendim.

Sipas Themelores, tërheqja e parakohshme e Kastratit nga Misioni Diplomatik, nuk ka krijuar asnjë pasojë juridike, në kuptim të marrëdhënies së punës.

“Gjykata po ashtu gjeti se paditësi ishte emëruar në detyrën e Ambasadorit sipas çelësit politik dhe se në rastin e paditësit lirimi nga detyra ka nënkuptuar tërheqjen e tij të parakohshme nga Misioni Diplomatik dhe rrjedhimisht nuk ka krijuar asnjë pasojë juridike në kuptim të marrëdhënies së punës për faktin që i njëjti nuk e ka gëzuar cilësinë e anëtarit në detyrë të Shërbimin Diplomatik të Kosovës, por të shefit të misionit diplomatik që është i emëruar politik”, thuhet në aktgjykimin e Themelores.

Gjykata e shkallës së parë, po ashtu vlerësoi se dekreti i Presidentes së Republikës së Kosovës, objekt shqyrtimi në këtë konflikt administrativ, për nga lloji, është i natyrës së veçantë dhe se në raste të tilla, nuk është e domosdoshme që dekreti të përmbajë këshillën juridike.

“Sidoqoftë, në rastin konkret, gjykata vërejti se paditësit, sipas Aktgjykimit Nr. AGJ 2101/22 të datës 06.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.Kl214/21 të parashtruesit A..K.. për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit ARJ.nr.84/2021 të 22 Shtatorit 2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, i ishte dhënë mundësia që para kësaj Gjykate të kërkoj vlerësimin e ligjshmërisë së Dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës me numër 84/2021 i datës 19.05.2021, prandaj mungesa e Këshillës Juridike në aktin e kontestuar me këtë padi, nuk i ka mohuar paditësit të drejtën e tij që edhe Dekreti ti nënshtrohet vlerësimit të ligjshmërisë së tij nga ana e Gjykatës”, thuhet në vendim.

Në vendim, thuhet se gjykata erdhi në përfundim se paditësi nuk mund të pretendojë në përfitimin nga të drejtat por edhe detyrimet që kanë të bëjnë me anëtarët apo të punësuarit e Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, për faktin që paditësi hyn në kategorinë e diplomatëve të emëruar politikë.

“Në këtë drejtim, gjykata gjeti se duke u bazuar në natyrën e tillë të çështjes dhe duke marrë parasysh faktin që Presidentja e Republikës së Kosovës mbi bazën e pikës 10 të nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, udhëheq me politikën e jashtme të vendit, ka ushtruar diskrecionin e saj në mënyrë të plotë, kur ka marr Dekretin e kontestuar me këtë padi”, thuhet në vendim.

Gjithnjë sipas vendimit të Themelores, gjykata hodhi poshtë pretendimet e paditësit me të cilat sipas paditësit: “është tentim për denigrimin e personalitetit dhe reputacionit të tij të krijuar për më shumë se gjysmë shekulli”, si pretendime jashtë juridiksionit të kësaj Gjykate.

“Prandaj Gjykata vlerësoi se në këtë çështje administrative, drejt është vërtetuar gjendja faktike, e paditura drejt ka zbatuar dispozitat e procedurës administrative dhe të ligjit material, kur ka marrë Dekretin e kontestuar nga paditësi”, thuhet në paragrafin e fundit të këtij vendimi.

Gjykata Kushtetuese më 13 janar 2023, konstatoi se ish-ambasadorit Avni Kastrati i është mohuar qasja në drejtësi pasi gjykatat e rregullta nuk e kishin trajtuar dekretin për shkarkimin e tij.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se hedhja poshtë e padisë së parashtruesit të kërkesës si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi” në cenim të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhej në njoftim.

Sipas padisë së ushtruar në qershor të 2021-ës, Avni Kastrati ka ushtruar padi për inicimin e konfliktit administrativ kundër dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, të datës 19 maj 2021 dhe vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) të 21 majit 2021, për zbatim të dekretit.

Në padi thuhet se më 1 gusht 2018, pas përfundimit të procedurave ligjore, konform legjislacionit në fuqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nxjerrë dekretin me të cilin është emëruar paditësi Avni Kastrati, Ambasador në Republikën e Sllovenisë.

Paditësi Kastrati ka pretenduar se dekreti i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i 19 majit 2021, është nxjerrë me shkelje të ligjit material.

Në padi, thuhet se Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, në asnjë dispozitë nuk e njeh institutin e “lirimit nga pozita”, ashtu siç e ka përcaktuar Presidentja e Republikës së Kosovës, e që citohet “Z. Avni Kastrati, lirohet nga detyra e Ambasadorit/Shefit të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë”.

Më tej, thuhet se me nenin 6 dhe 7 të Ligjit Nr. 03/L-044, respektivisht nenin 1 dhe 2 të Ligjit Nr.03/L-207, në mënyrë taksative janë rregulluar vetëm procedurat e emërimit dhe se me asnjë dispozitë tjetër të këtyre ligjeve nuk parashihet lirimi apo ndërprerja e mandatit të Ambasadorëve apo Shefave të Misionit. Gjithashtu, thuhet se dekreti i Presidentes dhe vendimi i MPJD-së, nuk përmbajnë fare pjesën arsyetuese, ku pala do duhej të njoftohej se cilat janë arsyet për të cilat po “lirohet” nga mandati para përfundimit të tij.

Krejt në fund, thuhet se kjo ndërprerje e mandatit në mënyrë të kundërligjshme, paditësit i ka shkaktuar edhe shqetësim dhe lëndim shpirtëror për shkak se gjatë karrierës së tij pothuajse 50-vjeçare, nuk ka ndodhur që të ketë asnjë vërejtje për punën e tij, e as për punën e tij të fundit si ambasador asnjëherë të vetme nuk ka pranuar ndonjë vërejtje nga eprorët, as nga Presidentja, apo nga Ministrja e MPJD-së.

Po ashtu, thuhet se ndërprerja e marrëdhënies së tij të punës me dekretin e Presidentes, pas asnjë paralajmërim paraprak, të cilën ndërprerje e ka kuptuar nga mediat, është edhe tentim për denigrimin e personalitetit dhe reputacionit të tij të krijuar për më shumë se gjysmë shekulli.

Andaj, përmes kësaj padie ka kërkuar që të anulohet Dekreti i 19 majit 2021 i Presidentes së Republikës së Kosovës dhe vendimi i 21 majit 2021 i MPJD-së, për zbatimin e këtij dekreti. Në padi, është kërkuar që Presidentja e Republikës së Kosovës ta kthejë Avni Kastratin në pozitën e Ambasadorit/Shefit të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.

Gjithashtu, paditësi ka kërkuar edhe që të kompensohet dëmi i shkaktuar me Dekretin e Presidentes dhe vendimin e MPJD-së, duke i kthyer të gjitha pagat e mbetura dhe beneficionet që rrjedhin nga pozita e Ambasadorit/Shefit të Misionit në Slloveni.

Ndërkaq, përmes dekretit të 14 majit 2021 të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani, paditësi Avni Kastrati është liruar nga detyra e Ambasadorit/ Shefit te Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën