TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Gjykatat e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Dragisa Vicentijeviq, avokatit Milosh Deleviq lidhur me ndërprerjen e masës së paraburgimit, i cili dyshohet për sulmin në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Kjo u bë e ditur në bazë të vendimit të Apelit e cila u sigurua nga zv. administratori i Gjykatës së Apelit, për “Betimin për Drejtësi”.

Paraprakisht, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special i kishte caktuar masën e paraburgimit të pandehurit D.V në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar si njejti kishte kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 dhe “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 si dhe neni 128, paragrafi 1, nën paragrafi1.8 si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 i KPRK-së.

Lidhur më këtë vendim mbrojtësi i Vicentijeviq, avokati Deleviq, ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se ky vendim ka shkelje të dispozitave ligjore, si dhe konstatim të gabuar të gjendjes faktike, duke kërkuar kështu aprovimin e ankesës dhe lirimin e Vicentijeviqit nga masa.

Në ankesë avokati Deleviq ka theksuar se ndaj të mbrojturi të tij nuk ka prova që mbështesin dyshimin se ai ka kryer veprat për të cilat ngarkohen.

Tuje, ai ka theksuar se provat e Prokurorisë mbi dyshimin e Vicentijeviqit ka kryer sulmin është e bazuar në gjetjen e armëve dhe çizme të lagura në shtëpinë e tij, ku sipas tij kjo është dyshim lidhur vetëm me veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërsa, lidhur me pretendimin se i mbrojturi do të arratiste, avokati në ankesë ka theksuar se i njëjti është shtetas i Republikës së Kosovës, e ka gjithë pasurinë e tij këtu, nuk ka asgjë në Serbi dhe që qëndron dobët financiarisht gjë që  e pamundëson ikjen e tij.

Këtë ankesë e ka kundërshtuar Prokuroria e Apelit e cila ka kërkuar që kjo ankesë të refuzohet si e pabazuar.

Bazuar në arsyetimin e Apelit, e njëjta kishte konstatuar se ekziston dyshimi lidhur me veprat për të cilën ngarkohet, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit nga ana e Policisë janë gjetur dy armë AK47, një revole, tri zolla të mbushura dhe tri të zbrazura, tri granata dore si dhe 100 municione.

Bazuar në këtë, në vendim thuhet se ekziston kushti ligjor që në këtë fazë të procedurës ndaj të njëjtit të vazhdohet masa për sigurinë e të pandehurit.

Po ashtu, Apeli në theksuar në vendim se gjetjet e këtyre armëve në shtëpinë e të pandehurit, rrisin gjasën që i njëjti të përsërisë vepra penale, duke marrë parasysh faktin si njëjti është recedivist, dhe që ai dyshohet edhe për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Gjithashtu, në arsyetimin e vendimit është theksuar edhe rrezikshmëria që ka kapluar vendin gjatë këtij sulmi, me të cilin është rrezikuar furnizimi me gjëra esenciale si uji i pijshëm dhe energjia elektrike.

Tutje, në arsyetimin e gjykatës lidhur me pretendimet e avokatit se ndaj të mbrojturi të tij nuk janë plotësuar kushtet ligjore të vazhdimin e masës së paraburgimit, Apeli ka theksuar se bazuar në shkresat e lëndës, i pandehuri ka ndërmarr veprime në drejtim të kryerjes së veprës që i bien barrë.

“Kolegji i vlerëson vendimet si të bazuara, sepse nga shkresat e lëndës rrjedh se i pandehuri ka ndërmarrë veprime në kryerjen e veprës penale, e të cilat ndërlidhen me të pandehurin edhe me veprat e tjera për të cilat janë duke u zhvilluar hetimet e të specifikuara si në aktvendimin e ankimuar. Andaj, tani për tani, nga provat që gjenden në provat e lëndës rrjedh dyshimi i bazuar në kryerjen e veprave penale të cekura si në aktvendimin e ankimuar”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeqyteti paralajmëron për kushte të rënda atmosferike – qytetarët këshillohen për kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës nis fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Ndalohen dy të dyshuar për lëndim të rëndë trupor të një zyrtari të IPK-së

Ndalohen dy të dyshuar për lëndim të rëndë trupor të një zyrtari të IPK-së

Kryeqyteti paralajmëron për kushte të rënda atmosferike – qytetarët këshillohen për kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës nis fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Salah do të arkëtojë 17 milionë euro në vit te Trabzonspori, shqiptari e nderon me numrin në fanellë

Salah do të arkëtojë 17 milionë euro në vit te Trabzonspori, shqiptari e nderon me numrin në fanellë

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën