tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për lirimin e Nagip Krasniqit nga paraburgimi

tëvë1 nga tëvë1
17/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Nagip Krasniqi, për heqjen e masës së paraburgimit, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Supremes, Kolegji i kësaj gjykate e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K., për shkak të veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të pandehurit, avokatët Virtyt Ibrahimaga dhe Taulant Ferizi, në seancën e mbajtur më datë 16.05.2023, kolegji i Gjykatës Supreme vendosi për refuzimin e kësaj kërkese”, thuhet në komunikatë.

Ish Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ishte arrestuar javë më parë me dyshim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Prokurorisë Speciale, Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Krasniqit i ishte bastisur zyra në Prishtinë dhe dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngjashëm

LAJMET

Hovenier: Po presim që edhe Serbia të ndërmarrë hapa për një situatë më të mirë në veri

01/06/2023
LAJMET

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
LAJMET

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
LAJMET

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
LAJMET

Vdes personi i cili u godit nga treni në Klinë, rasti po hetohet

01/06/2023
LAJMET

Lirohen nga spitali dy shqiptarët e lënduar në Mitrovicën veriore

01/06/2023

Dion Berisha lojtar i Bayern

01/06/2023
0

FC Bayern ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha. Ishte vetë klubi bavarez që e...

Hovenier: Po presim që edhe Serbia të ndërmarrë hapa për një situatë më të mirë në veri

01/06/2023
0

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA do ta...

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet ndaj sulmit të dy shqiptarë në veri. Ai...

Këto janë 3 xhinset ‘trendi’ në këtë vit

01/06/2023
0

Xhinset vijnë gjithmonë në qindra opsione, por këtë vit do të ketë shumë më tepër variacion se herët e tjera!...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.