TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Shqipëria ka miratuar ligjin i cili do të mundësojë reduktimin e bashkive nga 61 në 46. Por miratimi i këtij ligji ngjalli tensione brenda Kuvendit. Tensione kishte edhe jashtë Parlamentit shqiptar, ku policia hodhi gaz lotësjelles, si dhe pati përplasje fizike me protestuesit.

by Doresa Geci
28 minuta ago
0 0
A A

Që 131 ditë qytetarë të shumtë janë duke protestuar në Tiranë.

Por mbrëmjen e së enjtes protesta eskaloi në kryeqendrën shqiptare.

Përveç thirrjeve për dorëheqje të kryeministrit, Edi Rama, u kundërshtua edhe reforma territoriale në Shqipëri.

Situata u tensionua edhe brenda Kuvendit.

Kjo pas votimit të ligji i cili parasheh reduktimin i bashkive, nga 61 në 46.

Nga deputetët e Partisë Demokratike, ky veprim i mazhorancës është quajtur si anti-demokratik.

“Jo vetëm që nuk respekton vullnetin qytetarë por edhe shkatërron edhe shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo u kundërshtua fortë nga qytetarët, nga këshillat bashkiake, është kundërshtuar nga të cilët gjykojnë dhe mendojnë në parimet demokratike. Është një reformë që i shërben forcimit të regjimit, forcim të sundimit të regjimit dhe centralizimi të rrezikshme komunistë, i cili kërkon të krijohet në Shqipëri”, deklaroi Dritan Shehu nga PD.

Sipas tyre, ky ligj do të ketë pasoja të mëdha për shtetin.

“Pasojat më të rënda janë e para një herë, largimi i qytetarëve nga pushteti lokal, krijimi i një pakënaqësia të thellë të qytetareve. Kjo do të shoqërohet nga një eksod i popullsisë nga largimi jashtë”, tha Shehu.

Edhe sipas analistit, Aledsandër Çipa, ligji ka paqartësi dhe skepticizëm nga banorët e bashkive në territorin e Shqipërisë.

“Perceptimi publik është se do të vështirësoj jetën qytetarëve sepse e centralizon burokracinë dhe administratën e largon nga territori specifik dhe zonat rurale. Nuk dëshmohet efektivë në mjete apo në logjistikë dhe nuk i ndihmon qytetarëve që shumica janë në moshën e tretë”, tha Çipa.

Sipas variantit të partisë në pushtet, kjo po bëhet me qëllim të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme.

Harta e re territoriale do të zbatohet zyrtarisht në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Justin Shiroka-Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

Presidentja Justin Shiroka-Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

Emërimet e para të Presidentes së re – Asamblistja e LVV-së pjesë e kabinetit, rikthehen disa figura

Emërimet e para të Presidentes së re – Asamblistja e LVV-së pjesë e kabinetit, rikthehen disa figura

Policia e Kosovës ndërpret aktivitetin e fushatës parazgjedhore të Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ndërpret aktivitetin e fushatës parazgjedhore të Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën