TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reçica: Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Reçica: Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, tha se Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin që ua kanë dhënë qytetarët me votë.

“Një vandal politik, që përgjatë gjithë karrierës së tij ka ditur vetëm një gjë: si të shkatërrojë, dhe asnjëherë si të ndërtojë. Vandali Albin Kurti po harron se ky shtet nuk është pronë private. Kushtetuta nuk është pronë private. Kuvendi nuk është pronë private. Republika e Kosovës nuk është pronë private”, theksoi ai.

Reçica e ftoi deputetin Kurti të kthehet në institucione dhe të ndalojë përpjekjet për ta rrënuar rendin juridik, kushtetues dhe institucional të Republikës së Kosovës.

“Historia ta ka dhënë mundësinë që të dalësh edhe në mal – e ke refuzuar atëherë. Nuk mund ta rikuperosh sot. Kthehu brenda sistemit kushtetues. Kthehu brenda rregullave të Republikës. Eja në Kuvend. Lejoje procesin demokratik të ecë. Sepse politika brenda institucioneve quhet demokraci. Politika jashtë institucioneve, kundër rregullave dhe mbi Kushtetutën, quhet vandalizëm”, shtoi ai.

Duke theksuar se dëmi institucional nuk po i bëhet PDK-së ose një partie, as një individi, por shteti të Kosovës, Reçica kërkoi që kryesuesi i seancës sipas moshës, Avni Dehari ta thërrasë seancën konstituive.

“Ne do të vijmë çdo 48 orë. Do të kërkojmë seancën. Do të kërkojmë konstituimin. Do të kërkojmë respektimin e rendit kushtetues. Sepse ky Kuvend nuk i takon Albin Kurtit. Nuk i takon Avni Deharit. Nuk i takon PDK-së. Ky Kuvend u takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe më mbani për fjale: qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosova do të fitojnë përballë vandalizmit politik të Albin Kurtit”, shtoi ai.

PDK do t’i drejtohet përsëri kryesuesit të seancës për nga mosha, Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive pas 48 orësh.

Tags: konstituimikuvendipdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 14-vjeçarin në Bregun Perëndimor

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

“Ditari”- 10.11.2026

“Ditari”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën