E ulur në mesin e kolegëve të saj, me krenari po e pret një nga momentet më të rëndësishme të jetës.
Është kjo Albiona Mehana nga Vushtrria, e cila për këtë ditë, u përgatit për plot gjashtë muaj.
E dita kur do të kalojë nga kadete në zyrtare policore, erdhi të premten.
Për të, veshja e uniformës së policisë nuk është vetëm një profesion i ri, por realizim i një ëndrre.
“E në ditën e diplomimit të gjeneratës së 63-të, Mehana ka edhe një mesazh për të rinjtë që synojnë t’i bashkohen Policisë së Kosovës”, tha policja më e re, Albiona Mehana.
E krenaria për uniformën nuk mungon as te kadetët e tjerë.
Ata thonë se këtë përgjegjësi do ta bartin me përkushtim dhe profesionalizëm.
Punës në ofrimin e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, synon t’i përkushtohet me krenari, edhe Ardonis Ilazi.
Ndryshe, të premten u mbajt ceremonia e diplomimit të 397 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës.






