Derbi i “El Classico” mbetet bardh e zi.
Skuadra e Realit Madridit ka eliminuar Barcelonën nga “Coppa del Rey” duke vazhduar për në finalen e madhe ku përballë do të kenë skuadrën e Ossasunës.
Pjesa e parë përfundoi 1 me 0 me golin pak para fërshëllimës së arbitrit Juan Martinez, pas një asistimi të Karim Benzema, Vinicius Junior shënoi.
Pjesa e dytë përsëri filloi me insistimin e mysafirëve, për të dyfishuar epërsinë shënoi Karim Benzema në minutën e 58’.
Francezi 35 vjeçarë realizoi dhe dy herë tjera për hattrick, nga penalltia në minutën e 58’ ndërsa nëntë minuta para kohës së rregullt Vini i’a ktheu “borxhin” duke i asistuar Benzemas, për rezultatin final 4 me 0 dhe duke lënë të heshtur stadiumin “Camp Nou”.











