TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Real Madrid kampion për herë të 14-të i Champions-it

nga tëvë1
29 Maj, 2022
0
A A
Real Madrid kampion për herë të 14-të i Champions-it

00:13 Courtois: Një trofe për karrierën tim, dhe emrin tim

Real Madridi ka ngritur trofeun e 14-të të Championsit. Me golin e Vinicius Junior në minutën e 59-të, ishte e mjaftushme për fitoren e “Los Blancos”.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer portieri Thibaut Courtois, i cili ka qenë “muri” i pathyshëm në këtë ndeshje, duke ia mohur “The Redsave” golin në shumë raste, e sidomos njërit nga ta Momo Salah.

Portieri belg i cili u zgjedh edhe më i mirë i finales së Championsit, pas ndeshjes tha se i është dashur ky trofe për karrierën dhe ta respektoj emrin e tij:

“Më duhej të fitoja një finale për karrierën time, për të respektuar emrin tim. Jam shumë i lumtur dhe krenar për paraqitjen e ekipit. Ne kemi mundur klubet më të mira në botë”, tha Courtois.


00:00 Ancelotti futet në histori të “Championsit”

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, ka hyrë në histori si trajneri më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve, pasi “Mbretërit” mposhtën Liverpoolin të shtunën për triumfin në garën më prestigjioze për klubet.

Italiani fitoi për herën e katërt si trajner Ligën e Kampionëve.

Paraprakisht kishte fituar dy herë me Milanin në sezonet 2002/03 dhe 2006/07, si dhe me Real Madridin më 2013/14.

Ishte hera e 14-të që Real Madridi triumfoi në këtë garë.


23:45 Courtois më i mirë i finales së Champions-it

Thibaut Courtois është emëruar lojtari më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Paneli i Vëzhguesit Teknik të UEFA-s vlerësoi lartë performancën e tij portierit belg, duke thënë:

“Ai bëri pritje vendimtare në momentet kritike gjatë pjesës së parë kur Liverpool ishte në krye, dhe një ndalesë të jashtëzakonshme për të mohuar rastet e Salah.”

Courtois ka shkëlqyer në portën e Real Madridit, derisa ndali shumë goditje vendimtare të Liverpoolit.


23:33 Real Madrid kampion për herë të 14-të i Champions-it

Thibaut Courtois ka shkëlqyer në portë, ndërsa Vinicius Junior ka shfrytëzuar një nga rastet e rralla, për një tjetër titull evropian të Real Madridit.

Skuadra madrilene ka fituar Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/2022, duke mposhtur Liverpoolin në finalen e luajtur të shtunën mbrëma në “Stade de France”. Ndeshja që nisi me 37 minuta vonesë është fituar 1:0 nga Reali, që tani ka plot 14 tituj të kampionit të Evropës. Reali ka vazhduar dominimin në garën elitare evropiane për klube të futbollit. Milani është klubi i dytë më i suksesshëm me shtatë tituj. Liverpooli mbetet me gjashtë.

Në të vërtetë Liverpooli ka dominuar ndeshjen në Saint-Denis, por pa mundur të konkretizoi. “Fajtor” për këtë ishte portieri i Real Madridit, Courtois, që ndali shumë goditje të rrezikshme të lojtarëve të Liverpoolit.

Ndërkohë Reali ka krijuar pak raste të mira shënimi, por ia doli të realizoi. Ishte Vinicius Junior që shtyu topin në rrjetë në minutën e 59-të. Ai shfrytëzoi maksimalisht një pasim në zonë të Federico Valverdes.

Për Realin është titulli i parë që nga viti 2018.

Ndeshja finale nisi me 36 minuta vonesë për shkak të trazirave të krijuara jashtë stadiumit. Fillimisht ndeshja u shty për 15 minuta e më pas edhe për 15 minuta të tjerë. Dhe shtyrja e tretë ishte për gjashtë minuta. Ka pasur shumë akuza për UEFA-n për organizimin jo të mirë të ndeshjes finale, që fillimisht ishte dashur të luhej në Rusi.

Pjesa e parë nuk ka ofruar shumë, me Liverpoolin që rreshtoi rastet. Ndërkohë u komentua shumë një gol i Karim Benzema në fund të pjesës së parë që u anulua për pozitë jashtë loje. Shumë kanë vlerësuar se vendimi i marrë përmes VAR-it nuk ishte i drejtë.


22:55 Vinicius e kalon në epërsi Realin

Real Madrid ka kaluar në avantazh ndaj Liverpoolit. Vinicius Junior në minutën e 59-të, realizoj një gol në brendësi të zonës, duke kaluar ekipin e tij në epërsi.

Braziliani e kishte të lehtë të shënonte, pas pasimit fantastik nga Federico Valverde.

Reali po udhëheq 1:0 ndaj Liverpoolit.


22:45 Nis pjesa e dytë e finales

Ka nisur pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Liverpooli rrezikoj që në start me Diazin, por lojtari u ndalua në mënyrë briliante nga mbrojtësi Carvajal.


22:26 Përfundon pjesa e parë, Liverpooli me dominues gjatë 45 minutave 

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në “Stade de France” te Parisit.

Një pjesë e dominuar totalisht nga Liverpooli, e cila ka kërcënuar në shumë rastë madrilienët, mirëpo “Los Blancot” këtë franksion kanë qenë në pushim duke mos goditur asnjëherë në portë. Përveç rastit te Benzemas në minutën e 42-të, por që goli i tij u anulua. Sipas gjyqtarit Clemen Turpin, sulmuesi francez ka qenë në pozitë jashtëloje

Mohamed Salah në tri raste, e nga një Arnold, Alcantara, Mane e Henderson ishin lojtarët me të rrezikshëm në këtë pjesë, por që Courtua ka qenë fenomenal gjatë kësa pjesë. Sidomos në rastin e Mane-s, i cili me “maje” të gishtrinjëve e dërgoj topin në shtyllë.


22:04 Dominim i plotë nga Liverpooli në 25 minutat e parë

Kanë kaluar 25 minuta e para të finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Në këto minuta Liverpooli ka dominuar ekipin e Real Madridit.

“Los Blancos” nuk kanë pasur asnjë tentim në portë, por “The Reds” u treguan të rrezikshëm me pesë raste të mira shënimi.

Dy raste i kishte Momo Salah, nga një Alcantara, Arnold e Mane, ky i fundit goditi edhe shtyllën duke elektrizuar stadiumin.


21:36 Nis finalja e madhe Liverpool – Real Madrid

Pas me shumë se gjysmë ore pritje ka nisur edhe finalja e madhe mes Liverpoolit dhe Real Madridit. Ju kujtojmë që dy herë është shtyrë nisja e ndeshjes, e paraparë të fillohet nga ora 21:00.

Problemet me tifozët jashtë stadiumit bënë që UEFA të vendoste dy herë për shtyrjen e fillimit të ndeshjes, që me orar ka qenë e planifikuar të niste në orën 21:00.

Por tani është rregulluar gjithçka, dhe ndeshja nisi në ora 21:36. Liverpooli është në kërkim të lavdisë evropiane për herë të shtatë në histori, ndërsa Reali për herë të 14-ë.

 


21:26  Pas gjysmë ore shtesë, nis ceromonia hapëse 

Më në fund pas gjysmë orë shtesë ka nisur ceremonia hapëse e finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Problemet me tifozët jashtë stadiumit bënë që UEFA të vendoste dy herë për shtyrjen e fillimit të ndeshjes, që me orar ka qenë e planifikuar të niste në orën 21:00.

Për UEFA-n kjo po ndodh për “arsye sigurie”. Megjithatë, sipas raportimit të mediave, organizimi jashtë stadiumit ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Tifozët pa bileta po tentojnë të futen në stadium. Ndërsa finalja pritet të nisë në orën 21:36.


19:45 Formacionet zyrtare, Liverpool – Real Madrid

Liverpool dhe Real Madrid do të ballafaqohen sot në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

The Reds e Los Blancos takimin final do ta luajnë në “Stade de France” te Parisit, nga ora 21:00, dhe që të skuadrat në këtë takim do të synojnë triumfin për ta ngritur titullin lartë.

Të kuqtë dhe madrilienët pak para ndeshjes së madhe, kanë shfaqur edhe formacionet e tyre zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Arnold, Konte, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Mane

Real Madrid: Coutois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy.

Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra po takohen në finale të Ligës së Kampionëve. Liverpooli në 1981 pikërisht në Paris ka mposhtur Real Madridin, ndërsa këta të fundit në vitin 2018 triumfuan me shifra 3:1. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Real Madridi mbetet dy muaj pa Camavingan

Camavinga kërkon largimin nga Reali

Ronaldo vazhdon me Al-Nassr

Ronaldo vazhdon me Al-Nassr

Hendboll, Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Kampionat Botëror

Hendboll, Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Kampionat Botëror

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Haradinaj: Momentet e fundit që Kurti të reflektoj

Haradinaj mirëpret vendimin e Kushtetueses për seancën konstituive

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Kushtetuesja del me vendim për seancën konstituive

Interesim i madh i për të kopjuar, ekspertët kërkojnë që testi i arritshmërisë të mos mbahet

Interesim i madh i për të kopjuar, ekspertët kërkojnë që testi i arritshmërisë të mos mbahet

LVV e PDK bashkëpunim vetëm për shpërndarje të Kuvendit

Zërat për koalicion VV-PDK ndezin debat politik – Hoxhaj pro, VV refuzon bashkëpunimin

Netanyahu e Trump pajtohen për t’i dhënë fund luftës në Gaza raporton mediumi izraelit

Netanyahu e Trump pajtohen për t’i dhënë fund luftës në Gaza raporton mediumi izraelit

Rrustemi: LVV-ja angazhohet ta eliminojë ndikimin politik të Listës Serbe

Rrustemi: LVV-ja angazhohet ta eliminojë ndikimin politik të Listës Serbe

Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në misionin e KFOR-it

Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në misionin e KFOR-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X