TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

nga tëvë1
26 Prill, 2024
0
A A
Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, drejtuesit e FC Drita kanë sqaruar situatën e fundit në klub, lidhur me protestat e tifozëve “Intelektualët” në drejtim të klubit.

Sipas këtij reagimi të FC Drita, klubi vazhdon ta mbështesë, drejtorin sportiv Valon Zymberi, i cili dy ditë më parë, pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në të cilin Drita pësoj humbje nga Prishtina, pati një duel fjalësh me tifozët. Për të mos mjaftuar kjo, Zymbeeri me disa persona të tjerë, sulmuan ashpër dhe në vendin e punës, në një kafiteri në Gjilan, kryetarin e tifozëve, Taulant Byqmeti.

“Klubi është një biznes i regjistruar sipas ligjeve të Kosovës dhe menaxhohet nga dy pronarë legjitim, dhe nuk lejojmë ndikimin e jashtëm në vendimet tona të menaxhmentit. Prandaj, ju konfirmojmë që deri sa z. Zymberi nuk shkel statutin e kompanisë tonë do të jetë në pozitën të cilën e ka pasur deri më tani”, thuhet ndër të tjera në reagimin e gjatë, por që më tepër përkrahet drejtori sportiv Zymberi dhe dhuna e tij e shpërfaqur ndaj kryetifozit.

Mëposhtë e keni reagimin e plotë të FC Drita, lidhur me rastin e fundit

Kryesia dhe stafi drejtues i FC Dritës pas analizimit të gjendjes së krijuar shpreh shqetësimin dhe dënimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e mërkure pas ndeshjes për Kupë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Në lidhje me sulmin fizik ndaj kryetarit të tifozëve, është e qartë se kjo sjellje është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër. Nuk mund të lejojmë që ndeshja e pasionuar për futboll të shndërrohet në dhunë fizike.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se situata ka shkuar në këtë drejtim për shkak të një historie të gjatë tensionesh dhe urrejtjeje të ndërsjellë midis individëve të përfshirë. Në veçanti, tensionet midis drejtorit sportiv të FC Dritës z. Valon Zymberi dhe të tifozëve “Intelektualët” kanë qenë të dukshme për një kohë të gjatë. Kjo si rezultat i personave nën hije që manipulojnë me tifozët për interesat personale. Drejtori ynë sportiv, z. Valon Zymberi, ka qenë objekt i një presioni të madh dhe urrejtjes së përsëritur nga disa individë, gjë që ka shkaktuar një klimë të ndjeshme tensioni. Ka vite që disa individë me interesa personale kanë ushtruar presion dhe kanë përdorur tifozët për të krijuar urrejtje dhe tensione ndaj kryesisë së klubit, veçanërisht drejtorit sportiv, z. Valon Zymberi. Në vend që të kontribuojnë në zhvillimin e klubit dhe në avancimin e sportit lokal, këta individë kanë zgjedhur të manipulojnë dhe të përhapin fjalë urrejtjeje, duke sjellë një klimë të papranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në sport.
Në rastin e sulmit të ndodhur, është e qartë se reagimi i Drejtorit Sportiv është ndikuar nga faktorë emocional dhe tensione të krijuara nga përballja me sharjet dhe presionin psiqik duke i përmendur ngjitjen e fotografive nëpër shtylla dhe vende publike të Valon Zymberit me sharje dhe nënqmime. Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi është sharë me grua, motër dhe vajzë në prani të familjarëve.
Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet se sharjet dhe presioni emocional në drejtim të një personi ose familjeje janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen. Presionet e tilla shkaktojnë stres dhe ankth të madh, dhe në disa raste mund të çojnë në reagime të paparashikueshme ose të afektuara siç edhe ka ndodhur.
Në shoqërinë tonë, është e rëndësishme të kuptojmë dhe të respektojmë ndjeshmërinë dhe të drejtën e të gjithë personave për të qenë të mbrojtur nga presioni i papërballueshëm dhe fyerjet e panevojshme.
Duke e ditur këtë, në reagimin tonë duhet të përfshihet një thirrje për të kuptuar kontekstin dhe të mos hulumtojmë vetëm pamjet e jashtme të situatave, por edhe faktorët emocionalë dhe psikologjikë që mund të kenë ndikuar në sjelljen e individëve.
Në të njëjtën kohë, ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë për dënimin ashpër të dhunës dhe përdorimit të saj si mjet për të zgjidhur konfliktet. Nëpërmjet komunikimit dhe respektit të reciprok, ne mund të gjejmë rrugë të qëndrueshme dhe paqësore për të zgjidhur konfliktet dhe për të ndërtuar një mjedis të shëndetshëm dhe të harmonishëm për të gjithë.
Si një klub sportiv, ne mbështesim vlerat e respektit dhe bashkëpunimit, dhe këto veprime të dhunshme nuk përputhen me vlerat tona. Klubi është një biznes i regjistruar sipas ligjeve të Kosovës dhe menaxhohet nga dy pronarë legjitim, dhe nuk lejojmë ndikimin e jashtëm në vendimet tona të menaxhmentit. Prandaj, ju konfirmojmë që deri sa z. Zymberi nuk shkel statutin e kompanisë tonë do të jetë në pozitën të cilën e ka pasur deri më tani.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se ne nuk mund të justifikojmë asnjë formë të dhunës ose agresionit, pavarësisht nga arsyetimi. Kemi besim tek institucionet e drejtësisë për të trajtuar çështjet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.
FC Drita ka një histori të lavdishme dhe një potencial të madh për të ardhmen në futboll. Është detyrë e jona të sigurojmë që ky potencial të përfaqësohet në mënyrën më të mirë dhe të ndërtojmë një klime pozitiv të përkushtimit dhe pasionit për lojën.
Kryesia është e vendosur dhe e zotuar që ta mbajë FC Drita në nivelet më të larta të futbollit kosovarë dhe më gjerë, edhe për një kohë të gjatë pavarësisht presionit të jashtëm të disa individëve që po tentojnë prishjen e atmosferës në klub. Ne nuk dorëzohemi dhe do ta mbajmë Dritën lartë e më lartë.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-trajneri i Prishtinës

Vdes ish-trajneri i Prishtinës

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Brugge kërkon 45 milionë euro për Jasharin

Ballkani dominon Dukagjinin në Klinë, Ferizaj triumfon në Drenas

Ballkani me kundërshtarë nga Malta apo Uellsi

Vdes ish-trajneri i Prishtinës

Vdes ish-trajneri i Prishtinës

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Osmani në Hungari: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Osmani në Hungari: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Më 1 korrik fillon afati i aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale

Konflikti Izrael-Iran, Rusia paralajmëron: Bota ndodhet “vetëm disa milimetra larg një katastrofe”

Konflikti Izrael-Iran, Rusia paralajmëron: Bota ndodhet “vetëm disa milimetra larg një katastrofe”

MINT lansoi skemën e re të grandeve prej 1 milion euro për NMVM-të

MINT lansoi skemën e re të grandeve prej 1 milion euro për NMVM-të

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Brugge kërkon 45 milionë euro për Jasharin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X