TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagon KEK-u: Po operojmë me pesë njësi për të përshtatur kërkesën e lartë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Reagon KEK-u: Po operojmë me pesë njësi për të përshtatur kërkesën e lartë

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një njoftimi publik ka reaguar  lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike.

Sipas KEK-ut, prodhimi ditor ka arritur në 20,640 megavatë në orë dhe Korporata aktualisht është duke operuar me pesë njësi gjeneruese.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se, me rënien e temperaturave që nga 19.12.2025, ka rritur në maksimum angazhimin operacional, duke operuar aktualisht me pesë (5) njësi gjeneruese. Si rezultat, prodhimi ditor po arrin në 20,640 MWh, duke forcuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës në një periudhë me kërkesë të rritur.”, thuhet në reagim.

“Në kushte normale, KEK operon me katër njësi gjeneruese, ndërsa një njësi mbahet si rezervë e nxehtë për nevoja teknike dhe mirëmbajtje periodike. Megjithatë, pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit teknik dhe përkushtimit të menaxhmentit, është bërë e mundur operimi me pesë njësi gjeneruese, me përjashtim të dy ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një njësi. KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar të mbajë në operim sa më shumë kapacitete prodhuese të jetë e mundur, brenda kufijve të sigurisë teknike dhe stabilitetit operacional, për të garantuar prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike.”, thuhet aty.

KEK gjithashtu ka apeluar për kursim të energjisë elektrike.

“Në këtë kontekst, siguria energjetike kërkon angazhim të përbashkët, ndaj ftojmë qytetarët që energjia elektrike të përdoret dhe të kursehet në mënyrë sa më racionale, veçanërisht në këtë periudhë me konsum të rritur.”

Ndërsa në vendin tonë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më parë ka raportuar për probleme me energji elektrike në gjashtë komuna të vendit, të cilat më pas tha se janë zgjidhur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën