TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Reagimet e familjarëve të heroit Afrim Bunjaku gjatë procesit të aktgjykimit për rastin e Banjskës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Reagimet e familjarëve të heroit Afrim Bunjaku gjatë procesit të aktgjykimit për rastin e Banjskës

Gjykata Themelore të Prishtinë sot shpalli aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit dhe Vladimir Toliqit, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndërsa, me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën tre të tjerë.

Ekipi i KosovaPressit ndoqi procesin e gjykimit të të akuzuarve për rastin e Banjskës së bashku me familjen e heroit Afrim Bunjaku në Samadregjë të Vushtrrisë.

Pas aktgjykimit prapa kamerave motra e heroit Bunjakut, Fegjrie Behrami u shpreh e pakënaqur me dënimin e tre të akuzuarve. Ajo thotë që duhet të sillet para drejtësisë edhe Milan Radoiçiq.

Ndërsa para se të fillojë procesi i aktgjykimit në Gjykatën Themelore për rastin e Banjskës, për KosovaPress foli edhe djali i xhaxhait, Arton Bunjaku.

Ai tha se familja pret burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke theksuar se drejtësia duhet të përfshijë edhe personat e tjerë që ende nuk janë përballur me ligjin.

“Ne si familjarë presim që të marrin dënimin maksimal të merituar, me burgim të përjetshëm për këtë pjesë të të akuzuarve, por edhe që pjesa tjetër, që ishin pjesë e sulmit në Banjskë, të paraqiten para drejtësisë. Ne i lusim bashkësinë ndërkombëtare të marrë masa që sa më parë edhe pjesa tjetër e grupit të jetë para drejtësisë”, deklaroi ai.

Duke folur për të dyshuarit që ende nuk janë arrestuar për rastin e Banjskës, përfshirë Milan Radoiçiq, Bunjaku e cilësoi situatën si padrejtësi.

“Vetë fakti që ai ende është në arrati dhe në liri dhe mbrohet nga Beogradi, është padrejtësi. Ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më parë të paraqitet para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal”, u shpreh ai.

Ai rikujtoi edhe ditën e 24 shtatorit, duke e cilësuar si një nga momentet më të rënda për familjen dhe vendin.

Sipas tij, lajmin për vdekjen e Afrim Bunjakut e mori në orët e para të mëngjesit. Ai thotë se familja Bunjaku nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin gjyqësor, duke theksuar se beson në institucionet e drejtësisë.

“Ishte një ditë e dhimbshme dhe nuk e kemi pritur që në liri të sulmohet një pjesë e Kosovës. Jo vetëm Afrimi, por të gjithë ata që ishin prezent dhe vazhdojnë të jenë prezent janë heronj të gjallë të kësaj toke”, tha Bunjaku. Rreth orës 4 më kanë njoftuar se Afrimi është plagosur rëndë. Pas rreth 30 minutash e kam kuptuar se ai ka ndërruar jetë gjatë betejës me kriminelët në Mitrovicë. Besojmë fort që do ta marrin dënimin maksimal të merituar. Nëse kjo nuk ndodh, do të ishte shumë e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë popullin e Kosovës dhe për drejtësinë”, tha ai.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist

Nga ai sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor Alban Rashiti dhe u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesorë është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ndërsa disa prej tyre edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

Tags: Afrim Bunjaku​FamiljarëtGjykataRasti BanjskareagimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

​500 kërkesa për leje qëndrimi në veri, 70 të miratuara deri më tani

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Ligji për Vlerat e Luftës, javën tjetër në Qeveri – OVL-UÇK: Duhet t’i pasqyrojë të gjitha kërkesat tona

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati nënshkruan Udhëzimin Administrativ për digjitalizimin e arkave fiskale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën