tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Reagime të shumta ndaj ambasadorit amerikan pas zhvillimeve në veri të Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se masat e dhunshme nga institucionet e policisë kosovare në veri duhet të ndalën menjëherë ka ngjallur reagime të shumta.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se nëse ndonjëherë është pyetur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuèiq për provokimet e tij.

“A keni pyetur tashmë@avucic për të ndalur provokimet e tij? Kjo do të ishte shumë më e rëndësishme. Do të trajtonte shkaqet dhe jo simptomat”, ka shkruar ajo.

Kurse, gazetarja, Alisa Braho ka thënë se një deklaratë e tillë nga ambasadori amerikan është e pabesueshme.

“E pabesueshme”, ka shkruar ajo shkurtë në reagimin e saj.

Ndërsa, fotoreporteri, Vudi Xhymshiti ka thënë se kjo deklaratë është skandaloze dhe si e tillë është duke e mbështetur regjimin fashist të Serbisë.

“Në një shfaqje mahnitëse të hipokrizisë dhe falimentimit moral, 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Prishtinë@USEmbPrishtina është 🎬 kapur duke u angazhuar në propagandë në mbështetje të 🇷🇸 regjimit fashist të Serbisë. Në një shembull veçanërisht skandaloz, ambasada lëshoi ​​një postim në Tëitter 👇🏻 duke dënuar autoritetet kosovare për përpjekjen për të ushtruar të drejtën e tyre ligjore për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të vendit, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të atyre që i quajti “masa të dhunshme”, ka shkruar ai.

Kurse, ish-ministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi ka thënë se një deklaratë e tillë është pritur.

“Kjo ishte e pritshme. Aleatët tanë kryesorë na paralajmëruan javën e kaluar. Ne po hyjmë në gracka me dëshirë për pa dividentë përsa i përket sigurisë së të gjithë qytetarëve tanë apo sigurisë së republikës sonë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ish-kryetari i Prishtinës, Shpënd Ahmeti ka thënë se ky është reagimi më i ashpër i bërë nga SHBA ndonjëherë.

“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në vitet e fundit.” – u shpreh Ahmeti në një postim në Twitter.

Deklaratës së ambasadorit i kanë reaguar edhe qytetarë të shumtë të cilët kanë thënë se janë të dëshpëruar nga kjo qasje karshi Kosovës.

Të ngjashëm

LAJMET

Protestë e qetë në Leposaviq

01/06/2023
LAJMET

Aeroporti “Adem Jashari” shton 4 portave të reja

01/06/2023
LAJMET

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
LAJMET

Hoti me akuza për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

01/06/2023
LAJMET

Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023

Protestë e qetë në Leposaviq

01/06/2023
0

Një numër i vogël i protestuesve është mbledhur në Leposaviq të enjten, shkruan teve1.info. Protesta në këtë qytet po vijon...

Aeroporti “Adem Jashari” shton 4 portave të reja

01/06/2023
0

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të shtoj edhe katër porta të reja, raporton teve1.info Sipas komunikatës së lëshuar...

Si të mbani larg insektet nga lulet e shtëpisë

01/06/2023
0

Insektet vijnë gjithmonë paftuar në shtëpitë dhe kopshtet tona duke shkaktuar shumë dëme. Ato mund të eliminohen lehtë falë mënyrave...

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
0

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbyllur për publikun shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.