TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagime të ndryshme për kryetarin e ri të Kuvendit

Zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit ka ngjallur reagime të ndryshme. Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, deklaruan se ai ishte figura më e pranueshme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
1 0
A A

Pas një bllokade disa mujore, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, para gazetarëve deklaroi se PDK votoi për Bashën me qëllim që të zhbllokohej funksionimi i Kuvendit.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e konsiderojnë se qytetarët e Kosovës më së miri i përfaqëson Dimal Basha. Në një situatë normale, në një botë paralele, ne kurrë nuk do ta votonim dikë si Dimali për kryetar të Kuvendit. Por sot kemi votuar ashtu siç kemi premtuar: për të zhbllokuar situatën, për të çarë bllokadën e Albin Kurtit dhe për të qëndruar besnikë ndaj fjalës së dhënë publikisht”, tha Krasniqi

Me zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit u duk i pakënaqur kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Unë, para së gjithash, pres një shpjegim pse vendi është vonuar kaq shumë muaj. Shpresoj që para qytetarëve të Kosovës do të japin një përgjigje përse është zvarritur procesi deri sot, për të ardhur këtu ku jemi”, u shpreh Limaj.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cilësoi Dimal Bashën si zgjedhjen më të mirë të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E pamë që pas gjashtë, gati shtatë muajsh ngërçi dhe bllokimi të konstituimit të Kuvendit, sot pati një zhvillim interesant: u votua një kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar. Ky ishte kandidati më i mirë që kishte Vetëvendosja”, tha ajo.

Edhe Daut Haradinaj nga AAK e uroi Bashën për detyrën e re.

“Ne kemi pasur një votim të lirë si grup parlamentar. Unë personalisht ia dhashë votën dhe mendoj se u pa që e kanë seriozisht. Edhe i pyeta: ‘A e keni seriozisht që ky është kandidati më i preferuar i LVV-së?’ Më thanë po. Dhe kështu vepruam, votuam për të dhe ia uroj suksese”, tha Haradinaj

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook tha, ndër të tjera, se me këtë zgjedhje “triumfoi injoranca”.

Kujtojmë se Dimal Basha ishte kandidati i pestë me radhë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën