TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

by teve1
4 javë ago
0
A A
Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve myslimane kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë dënuar ashpër vendimet joligjore të Izraelit për të imponuar sovranitet ilegal të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministri i Turqisë, Egjiptit, Katarit, Pakistanit, Arabisë Saudite, Indonezisë, Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe thanë në deklaratë se masat synojnë të imponojnë “sovranitetin e paligjshëm izraelit, të forcojnë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojnë një realitet të ri ligjor dhe administrativ në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përshpejtuar kështu përpjekjet për aneksimin e tij të paligjshëm dhe zhvendosjen e popullit palestinez”.

Në deklaratë thuhet më tej se ministrat shprehën “kundërshtimin e tyre absolut të këtyre veprimeve të paligjshme, të cilat përbëjnë një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, minojnë zgjidhjen me dy shtete dhe përfaqësojnë një sulm ndaj të drejtës së patjetërsueshme të popullit palestinez për të realizuar shtetin e tyre të pavarur dhe sovran në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin e pushtuar si kryeqytet”.

“Veprime të tilla dëmtojnë gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi deklarata e cituar nga agjencia Anadolu.

Ministrat riafirmuan se veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të paligjshme, “të pavlefshme” dhe përbëjnë një shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht Rezolutës 2334, e cila dënon të gjitha masat izraelite që synojnë “ndryshimin e përbërjes demografike, karakterit dhe statusit të territorit palestinez të pushtuar që nga viti 1967, përfshirë Jerusalemin Lindor”.

Deklarata përmendi gjithashtu mendimin këshillimor të vitit 2024 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili vendosi se politikat dhe prania e vazhdueshme e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze janë të paligjshme, theksoi “domosdoshmërinë e përfundimit të pushtimit izraelit” dhe konfirmoi “pavlefshmërinë e aneksimit të tokave të pushtuara palestineze”.

Ata i kërkuan bashkësisë ndërkombëtare të “përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore dhe morale” dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin që të ndalojë përshkallëzimin e rrezikshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi të dielën masa që synojnë ndryshimin e kuadrit ligjor dhe civil në Bregun Perëndimor të pushtuar për të forcuar kontrollin izraelit.

Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se vendimet përfshijnë shfuqizimin e një ligji që ndalon shitjen e tokës palestineze te hebrenjtë në Bregun Perëndimor, hapjen e të dhënave të pronësisë së tokës dhe transferimin e autoritetit të lejeve të ndërtimit në një bllok vendbanimesh në Hebron nga bashkia palestineze te administrata civile e Izraelit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Një pjesë e juristëve e konsiderojnë kundërkushtetues dekretin e presidentes Osmani

Një pjesë e juristëve e konsiderojnë kundërkushtetues dekretin e presidentes Osmani

​Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për kolltukë politikë

​Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për kolltukë politikë

YouTube përsëri po teston durimin e përdoruesve

YouTube përsëri po teston durimin e përdoruesve

Përse ekspertët këshillojnë të përtypni çamçakëz para gjumit

Përse ekspertët këshillojnë të përtypni çamçakëz para gjumit

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Çeku uron Ditën e Mësuesit: Ata janë themeli i një shoqërie të zhvilluar

IKD kërkon që KPK-ja ta shpallë konkursin për kryeprokuror të shtetit

IKD kërkon që KPK-ja ta shpallë konkursin për kryeprokuror të shtetit

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

​Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

​Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën