TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RC-W restauron monumentin e NATO-s në Prizren

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
RC-W restauron monumentin e NATO-s në Prizren

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John Boziecevic, komandanti i RC-W kolonel Marco Javarone dhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Pas një thirrjeje të përzemërt të kryetarit të Komunes drejtuar Kol. Javarone me rastin e vizitës së tij të mëparshme në Komune, kontingjenti kombëtar vazhdoi me kryerjen e disa punimeve të mirëmbajtjes që përfshinë të gjithë zonën e monumentit dhe gjithashtu blerjen dhe zëvendësimin e flamujve të konsumuar dhe të vjetëruar.

Në fund të ceremonisë, kryetari Totaj shprehu mirënjohjen e thellë dhe të sinqertë për ndërhyrjen e kryer e cila i riktheu shkëlqimin një monumenti të ngritur dhe inauguruar në vitin 2010 për të falënderuar anëtarët e Traktatit të Atlantikut të Veriut për kontributin e tyre për çlirim dhe për ruajtjen e paqes në Kosovë.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i, me donacionet e tij si rezultat i projekteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak, është pjesë aktive e përpjekjeve të përgjithshme të NATO-s për të mbështetur institucionet dhe komunitetet e Kosovës: në vitin 2021 Komanda e KFOR-it në Prishtinë zhvilloi 26 projekte CIMIC.

Edhe gjatë vitit 2022, KFOR-i do të vazhdojë të promovojë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore, përmes projekteve dhe donacioneve të CIMIC, dhe do të mbështesë, në të gjithë rajonin e Kosovës, çdo iniciativë që mund t’u garantojë brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në përputhje me parimet e rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999./kp

Tags: harkivUkraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime të vazhdueshme, institucionet kishin paralajmërime për rrezikun ndaj jetës së saj

Gërvalla: Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime të vazhdueshme, institucionet kishin paralajmërime për rrezikun ndaj jetës së saj

Mblidhen protestuesit para Qeverisë, pritet konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

Mblidhen protestuesit para Qeverisë, pritet konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën