TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raundi i parë i votimit për Presidentin me 64 vota, shoqëria civile e sheh si shkelje e rëndë kushtetuese

Raundi i parë i votimit me 64 vota për Presidentin mbrëmjen e së hënës, po vlerësohet si shkelje e rëndë e rendit juridik e kushtetues. Andaj vlerësohet se kjo situatë është shqetësuese për institucionin.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

U mblodhën mbrëmjen e së hënës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me disa prej komuniteteve, morën pjesë në votimin e dy kandidateve, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha.

Në seancë ku të pranishëm ishin 64 deputetë, e në raundin e parë të votimit Rushiti mori 63 vota, përkundër që Kushtetuta parasheh që në këtë fazë të votojnë së paku 80 deputetë.

Këtë seancë po e shohin si shkelje të rëndë të rendit juridik e kushtetues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Do të hyjmë në një situatë të ç’rregullt të anarkisë, në një situatë ku do të kemi një President që nuk është zgjedhur në mënyrë Kushtetuese, e dijmë aktgjykimin e vitit 2011 te rasti Pacolli, e dijmë edhe aktgjykimin te rasti i presidentit Thaçi, aty janë të skicuara dhe të vizatuara se si zgjidhet një president, në rundin e parë 80, në rundin e dytë 80, në raundin e tretë 61 vota në minimum, pra kështu ka paraparë Kushtetuta dhe këtë mund ta lexojë cilido qoftë”, ka thënë Jakaj.

Se ka shkelje e thonë edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ku vlerësojnë se situata e krijuar është shqetësuese për institucionet.

“Me kushtet dhe rrethanat e seancës së djeshme është kërku me u mbajtë edhe sot, normalisht duke i bërë thirrje për pjesëmarrje edhe të opozitës, por normalisht në rast se vendoset dhe zgjedhet Presidenti në këto kushte ky vendim normalisht që do të jetë kundërkushtetues dhe normalisht që do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese me një interpretim që veçse e kemi të vitit 2011 dhe e dijmë pak a shumë epilogun sesi do të përfundonte kjo situatë”, theksoj Istrefi.

Nga GLPS theksojnë se për këtë situatë të krijuar fajtorë janë të gjithë deputetët e kësaj legjislature.

“Për shkak të mosvullnetit por edhe mos konkludimit në lidhje me zgjedhjen e emrave, propozimeve karshi pozitës së Presidentit. Kjo rrethanë ka qenë e njohur për ne gjatë muajve  të fundit dhe është dashtë me u gjetë një mirëkuptim dhe me pasë bashkëpunim mes pozitës dhe partive opozitare për me ardhë në përfundim kushtetues në këtë rast”, ka thënë tutje Istrefi.

Në mungesë kuorumi, dy herë gjatë së martës ka dështuar zgjedhja e Presidentit, duke e shtyrë kështu seancën për në orët e mbrëmjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën