TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti “Panda” rikthehet në fokus, rikthehen dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe

by tëvë1
4 javë ago
1
A A
Historia e vrasësit të tmerrshëm serb që mori pjesë në vrasjen te lokali “Panda”

Pretendimet e publikuara së fundmi nga Milosh Medenica, i cili në një video të shpërndarë në Telegram përmend emrin e Boban Baçoviq si një nga autorët e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998, kanë rikthyer në vëmendje një nga rastet më të errëta dhe ende të pazbardhura të luftës në Kosovë.

Baçoviq, nga Nikshiqi i Malit të Zi, është përmendur në raportime mediatike si person me lidhje të mëhershme me Shërbimin e Sigurimit të Shtetit të Serbisë (RDB) dhe, në vitet e fundit, edhe me grupin kriminal “Shkaljari”.

“Boban Baçeviq njihet që nga vitet ’90 si person që ka punuar për ish-Shërbimin e Sigurimit të Shtetit (RDB). Konkretisht, në vitin 1998, kur konflikti në Kosovë u përshkallëzua, RDB-ja planifikoi të organizonte një sulm ndaj civilëve serbë, me qëllim që të siguronte legjitimitet për një ndërhyrje ushtarake. Ky mision, sipas këtij pretendimi, iu besua Boban Baçeviqit, i cili më 14 dhjetor 1998, së bashku me një person tjetër, me armë automatike vrau brutalisht gjashtë të rinj serbë në lokalin ‘Panda’, pesë prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa njëri ishte në moshë madhore”, ka thënë Medenica, por megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar nga autoritetet dhe deri më sot nuk ekziston një aktakuzë apo vendim gjyqësor që e lidh atë me rastin “Panda”.

Masakra në kafenenë “Panda”, ku u vranë gjashtë të rinj serbë dhe u plagosën 15 të tjerë, u përdor menjëherë nga regjimi i Slobodan Millosheviqit për t’ia atribuar përgjegjësinë shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, me kalimin e viteve kjo narrativë u vu në pikëpyetje. Në vitin 2013, Aleksandar Vuçiq deklaroi publikisht se nuk kishte prova se krimin e kishin kryer shqiptarët, duke paralajmëruar se publiku serb do të “befasohej” nga e vërteta. Pavarësisht kësaj deklarate, hetimet e nisura nga Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi nuk kanë prodhuar asnjë aktakuzë dhe rasti mbetet i pazbardhur.

Pikërisht mungesa e një epilogu gjyqësor ka ushqyer për vite me radhë dyshimet se vrasja mund të ketë qenë rezultat i një operacioni të organizuar nga struktura të shtetit serb. Në analiza, hulumtime gazetareske dhe raportime mediatike janë përmendur emrat e ish-zyrtarëve të lartë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë, përfshirë Jovica Stanishiq, Franko Simatoviq “Frenki”, Radomir Markoviq dhe Milorad Ulemek “Legija”. Këta emra janë përmendur në kontekst të pretendimeve dhe spekulimeve mbi rolin e mundshëm të strukturave të sigurisë, por asnjëri prej tyre nuk është akuzuar apo dënuar për rastin “Panda”.

Rasti “Panda” vazhdon të shihet nga shumë analistë dhe studiues si një shembull i dyshimeve për përdorimin e operacioneve të fshehta me qëllime politike gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre analizave, një sulm i tillë do të shërbente për të krijuar perceptimin se shqiptarët po sulmonin civilët serbë, duke justifikuar operacionet ushtarake dhe policore të regjimit të atëhershëm të Beogradit. Megjithatë, këto mbeten interpretime dhe nuk janë konfirmuar përmes një procesi gjyqësor.

Përgjatë viteve, analistë të ndryshëm kanë tërhequr vëmendjen se raste të mëvonshme, si vrasja e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq apo sulmi i armatosur në Banjskë, janë raste ku janë përdorur strukturat paralele dhe grupet kriminale për arritjen e objektivave politike.

Përderisa nuk ka një vendim gjyqësor për masakrën në kafenenë “Panda”, rasti mbetet një nga plagët e hapura të luftës në Kosovë. Pretendimet e reja kanë rikthyer në fokus kërkesat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësisë institucionale për një krim që, edhe pas gati tri dekadash, vazhdon të mbetet pa autorë të identifikuar nga drejtësia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën