TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti Onima, Gjesti dënohet me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Rasti Onima, Gjesti dënohet me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, e ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euri gjobë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për veprën penale “Kanosje”, i akuzuari u dënua me 2 vjet burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Kurse, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 3 mijë euro gjobë.

Ndaj Gjestit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Në dënimin me gjobë, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë për paushallin gjyqësor 50 euro dhe 20 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Krimit.

Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndaj këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 19 mars 2026 njoftoi se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 24 mars 2026, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, akuzohej se më 11 mars 2026, rreth orës 14:50 në Prishtinë, në zyrat e studios “Onima”, me qëllim që të dëmtuarit Erkand Shabani t’i ngjallë ndjenjën e frikës, e kanos për shkak të një borxhi paraprak.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri shkoi në zyrat e të dëmtuarit dhe me një pistoletë të cilën e mbante në dorë, i drejtohet stafit me fjalët “ku o se kam me vra” (duke nënkuptuar për të dëmtuarin Shabani), e më pas ky i fundit lajmërohet nga stafi. Me këtë rast, të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.4 lidhur me par.2 të Kodit Penal.

Gjithashtu, me datë, kohë dhe vendin e njëjtë si në dispozitivin e parë, i pandehuri Kelmendi akuzohej se me dashje, dhe me qëllim që të dëmtuarit Shabani t’i shkaktojë dëm material, pasi shkon në zyrat e “Onimas”, fillimisht e kërkon të dëmtuarin, mirëpo nuk e gjen aty e më pas në shenjë revolte lidhur me një mosmarrëveshje për pagesat e borxhit, i pandehuri i dëmton një kompjuter, dhe dy xhamat e studios, duke shkaktuar dëm material.

Me këto veprime, Kelmendi ngarkohej me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321, par.1 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në të njëjtën datë, Kelmendi ngarkohej se mbajti në posedim armë në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pasi kur kishte hyrë në studion “Onima” kishte në posedim pistoletën me një karikator dhe 14 fishekë, pa leje përkatëse na organi kompetent.

Arma i është sekuestruar nga Policia.

Me këtë, akuzohej edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit nën dyshimin për tri vepra penale.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 13 mars 2026, se e gjithë ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, e që shkak dyshohej të jetë mosmarrëveshja rreth një borxhi paraprak, ku këngëtari me armë në dorë ka shkuar në zyrat e studios dhe kërkoi të dëmtuarin, duke iu drejtuar stafit me fjalët “ku o se kam me vra”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën